Rajoni Shqiperia

Rama për TV grek: Zgjerimi i kufirit detar s’mund të bëhet pa marrëveshje. Jam krenar që jam mik i Erdogan. Greqia e Turqia…

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek “MEGA” foli për çështjen e detit me Greqinë, duke theksuar se vendet do e zgjidhin, sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë ka theksuar se Greqia duhet të bëjë marrëveshje me Shqipërinë për zgjerimin e vijës bregdetare.

“Çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshje ndërmjet tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur.

Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje”, ka deklaruar Rama. Sipas tij, çështja mund të zgjidhet në një gjykatë ndërkombëtare, ndërsa shtoi se këtë ide e kishte ndarë edhe me homologun grek.

I pyetur mbi menaxhimin e situatës së pandemisë, Rama theksoi se fillimisht u morëm masa për izolimin e COVID-19.

Megjithatë kryeministri pranoi se numrat në rritje, sidomos me rihapjen e shkollave, mbeten shqetësuese.

Gjatë intervistës, kryeqeveritari ka thënë se është mik i presidentit Erdogan dhe për këtë fakt është krenar.

“Kurrë nuk e kam fshehur që është miku im presidenti Erdogan. Jam krenar që e kam mik. Greqia dhe Turqia janë dy vende mjaft të afta të zgjidhin vetë çështjet e hapura.

esa duket kanë pikëpamje kontradiktore, por është në interes dypalësh të përbashkët të zgjidhin konfliktet e të ndërtojnë së bashku të ardhmen.

Nuk është e vërtet që nuk lejojmë vetë-identifikimin e minoritarëve, jemi duke punuar për një projektligj i ri, për këtë çështje.

Problemet me pronat janë të ngjashme me të gjithë shqiptarëve, kemi trashëguar një situatë kaotike nga e kaluara”, ka thënë kryeministri Rama./tpz

OPINIONE

INTERVISTA