Rama pranon dialog me Bashën në tryezën e Nishanit

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Vizion Plus ka thënë se është gati për uljen në tryezë me Bashën, madje mund të ulen në tryezën e presidentit Nishani.

“Çadra është ngritur për të bllokuar Vettingun, por ne do të respektojmë të gjitha afatet. Vettingun mund ta vonojnë por nuk e bllokojnë. Kam bërë gjithçka që kam mundur për të dialoguar me Bashën, jo vetëm deklarata por edhe komunikime mes përfaqësuesve  të dy zyrave, të PD dhe asaj të PS. Përmes këtyre komunikimeve është kërkuar vendi, por më pas është kërkuar që të mblidhej këshilli i çadrës që të mblidhej dhe të vendoste për orarin. Jam gati që të takohem kudo, edhe te presidenti, që të bind Bashën që nuk duhet të ketë frikë nga dialogu dhe nga ulja në tryezë”, u shpreh Rama.

Rama ndër të tjera u shpreh se, mendon që edhe opozita do të hyjë në zgjedhje dhe nuk do të “vras” veten.//Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress