Shqiperia

Rama pranon shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik, por nuk pranon kushtin e opozitës, Basha largohet

Negociatori David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, duke dale nga nje takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha ne seline e PD. McAllister dhe Fleckenstein ndodhen ne Tirane, per te negociuar me partite me te medha, per ti dhene fund krizes politike ne vend./r/n/r/nNegotiator David McAllister and MEP Knut Fleckenstein, leaving from a meeting with PD leader Lulzim Basha in PD's headquarters. McAllister and Fleckenstein are in Tirana to negotiate with the bigger parties to end the political crisis in the country.

Kanë rezultuar të pasuksesshme takimet e dyta në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm ishin kreu i PD-së, Lulzim Basha me negociatorin David McAllister nga njëra anë dhe nga ana tjetër Knut Flekenshtejn me kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Mësohet se ka qenë mazhoranca fillimisht që ka propozuar kërkesat e saj. Kreu i PS-së dhe i qeverisë, Edi Rama mësohet se ka pranuar të shtyjë datën e zgjedhjeve që të bëheshin në datën 16 korrik, por që qeverinë ta udhëheqë ai, thanë burime pranë tryezës për SYRI.net.

Pra, argumenti i tij i deritanishëm se nuk ma lejon Kushtetuta për shtyrjen e zgjedhjeve paska qene e gjitha një farsë.

Por pas marrjes së propozimeve, kreu i PD-së ka qëndruar tek kërkesa e qeverisë teknike me mandat të qartë vetëm për organizimin e zgjedhjeve.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Edi Rama. Në këto kushte, kreu i PD-së është larguar dhe siç edhe deklaroi ai për gazetarët se, ‘mbarova punë”.

“Nuk kanë nisur ende negociatat. Nuk ka teknicienë. Erdha këtu për të vazhduar procesin e bisedimeve. U largova se mbarova punë”, u shpreh Basha./ syri