Rama “zhytet” në paranojë: Gjyqtarë e prokurorë duan të rrëzojnë qeverinë në 25 prill!

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim ditën e sotme, ku ka njoftuar se qeveria u ka dhënë statusin “dëshmorë të atdheut”, katër viktimave të 21 janarit.

Gjatë fjalimit, Rama foli për një skenar që po luhet për të rrëzuar qeverinë në 25 prill.

Drejtësia do të bëjë të sajën dhe ata të cilët i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me palë të treta të veshur në togën e zezë të gjykatësve, do të përgjigjen.

Do të përgjigjen siç do të përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort për ta bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, bashkë me udhëheqësin e referendumit”, deklaroi Rama.

Megjithatë, kryeministri nuk e shpjegoi se kujt i referohet dhe se cilët janë gjyqtarët, apo prokurorët që duan të bëjnë referendum në 25 prill. Ajo që vihet re, është fakti se sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 prillit, aq më shumë duket se kryeministri po “zhytet” në paranojë.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne