VIDEO/ Përplasja e tifozërive në Elbasan, ja momenti kur i vihet zjarri një makine

Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena” është shoqëruar me incidente, përpara nisjes zyrtare.

Mësohet se të dyja tifozëritë janë përplasur me njëra-tjetrën, përpara se të nisë derbi.

Incidentet kanë kulmuar, me përdorimin e flakadanëve. Në video shihet edhe momenti, kur tifozët hedhin flakadanë poshtë një makine dhe i vënë flakën automjetit.

Në vendngjarje, siç mund të shikohet është edhe policia. Efektivët kanë ndërhyrë, në momentin që duket se situata është tejet e agravuar.

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne