Ramës nuk i mbetet rrugë tjetër veç dorëheqjes

Mbrëmjen e djeshme kryetari i kuvendit njëherësh aleati që mban në “këmbë” qeverinë Ilir Meta ka deklaruar se “vendi ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri besimi” dhe se “LSI nuk do të hyjë në zgjedhje nëse PD-ja do të bojotojë ato.

Kjo deklaratë e Metës ka tronditur për së fundmi herë qeverinë shqiptarë më në krye Edi Ramën dhe PS-në, dhe  Meta përmes kësaj deklarate ka pranuar se kauza e Partisë Demokratike është e drejtë dhe se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pas kësaj deklarate “loja” tanimë pritet të ndryshojë, Edi Rama nuk ka më rrugë tjetër veç dorëheqjes së tij, sepse e sigurtë është tanimë që vendi nuk do të shkojë në zgjedhje me këtë koalicion qeverisës pa pëlqimin e PD-së.//Gazeta Impakt

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne