Raporti i DASH/ Cakaj pranon që Shqipëria është burim kanabisi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Shqipëria cilësohej si vend burim kanabisi.

Gjatë një konference për shtyp, Cakaj ka pranuar se Shqipëria është vend burimi për kanabisin, duke u shprehur se ky është një fakt dhe jo e fshehtë.

“Fillimisht them se raporti ofron një pasqyrë realiste dhe është inkurajuese në punën për reformat. Raporti thekson faktin se Shqipëria ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe luftës kundër krimit të organizuar. Raporti po ashtu afirmon se përtej sfidave, Shqipëria është në një moment poszitiv për shkak të rezultateve të reformës në drejtësi. Shqipëria është vend burimi kanabisi dhe kjo nuk është një fshehtësi kozmike.”-tha Gent Cakaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne