Zyrtari rus i Mbrojtjes: Oficerë francezë dhe belgë të shërbimeve sekrete po planifikojnë provokime me sulme kimikë në Idlib

Zyrtarë të shërbimeve sekrete belge dhe franceze kanë ardhur në Idlib të Sirisë për të inskenuar provokime me përdorimin e substancave kimike, tha të premten kreu i Qendrës së Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë për Pajtimin Sirian.

“Për të organizuar provokime, në Idlib kanë mbërritur përfaqësues të shërbimeve sekrete franceze dhe belge. Nën mbikëqyrjen e tyre u mbajt një takim me komandantët në terren të grupeve terroriste Hayat Tahrir al-Sham dhe Hurras Al-Din, si dhe me përfaqësues të organizatës pseudo-humanitare ‘Helmetat e bardha’ “, tha në një konferencë për shtyp Major Gjenerali Viktor Kupchishin.

Sipas qendrës, të pranishmit në takim diskutuan për inskenime filmike, të cilat do të përshkruanin në mënyrë të rreme se Rusia dhe Siria janë duke përdorur agjentë kimikë kundër civilëve.

“Për pjesëmarrjen në xhirimet e skenave që do përshkruajnë efektet e përdorimit të substancave helmuese, pagesat u vendosën 100 dollarë për person. Në të njëjtën kohë është e mundur që organizatorët të përdorin substanca të vërteta toksike për të arritur “vërtetësinë” e fotove dhe video materialeve”, theksoi Kupchishin, duke shtuar se refugjatët dhe familjet e zëna rob nga grupet terroriste mund të detyrohen që të marrnin pjesë në inskenimet filmike.

Sipas kreut të qendrës, në të njëjtën kohë shërbimet speciale belge kanë filmuar sulmet e Forcave Ajrore të Rusisë nëpër depot e armatimit të terroristëve në mënyrë që pamjet ti përdorin për të akuzuar Rusinë për përdorim të armëve kimike.

“Nga 14 marsi deri më 27 mars 2019, përfaqësuesit e shërbimeve sekrete belge kryen regjistrime filmike të sulmeve të Forcave Ajrore të Rusisë, të cilat kishin nën shënjestër depot e armëve të grupeve terroriste dhe pikat mbështetëse të dronëve në territorin e zonës së uljes së përshkallëzimit te konfliktit në Idlib, në mënyrë që ti paraqesin ato më pas si ‘prova’ të përdorimit të armëve kimike”, theksoi Kupchishin.

Ndërkohë, një agjent kimik toksik me bazë klorini u transportua nga qyteti veriperëndimor sirian i Sarakibit për në disa vende përreth Idlibit nën mbikëqyrjen e agjentëve francezë të inteligjencës, tha të premten Kupchishin.

“Më 23 mars, nën mbikëqyrjen e inteligjencës franceze, bombla që dukeshin sikur mbanin oksigjen të rregullt dhe gaz shtëpiak, por që në realitet përmbanin një substancë helmuese, me sa duket klorin, u transferuan nga Sarakibi për në qytetet e Khan Sheikhounit, Maaret Hormas dhe Kafer Zaitas (të gjithë në rajonin verilindor të Idlibit)”, tha Kupchishin.

Kupchishin theksoi se qendra ruse e pajtimit u bëri thirrje udhëheqësve të grupeve militante të armatosura që të braktisnin të gjitha provokimet me armë dhe të hynin në rrugën drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në zonat nën kontrollin e tyre.

Siria u zhyt në një konflikt ushtarak në vitin 2011. Fitorja mbi grupin terrorist Daesh u shpall në fund të vitit 2017, ndërsa zgjidhja politike, kthimi i refugjatëve dhe rindërtimi i vendit kanë dalë në plan të parë që atëherë.

Zona e uljes së tensionit në Idlib mbetet bastioni i fundit i madh i terroristëve dhe rebelëve të armatosur në Siri. Në shtator 2018, garantuesit e armëpushimit Rusia dhe Turqia ranë dakord për të ngritur një zonë të demilitarizuar prej 9 deri në 12 miljesh, e cila do të pastrohej nga armatimet e rënda dhe militantët.

Megjithatë, përkundër përparimit në tërheqjes së armatimeve dhe luftëtarëve nga zona, militantët kryejnë rregullisht shkelje të armëpushimit duke bombarduar provincat e afërta. Për më tepër, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha në janar se Fronti Nusra kishte marrë rreth 70 për qind të zonës së çmilitarizuar.

Fronti Nusra thuhet se pushoi së ekzistuari në vitin 2017, pasi militantët u ndanë në disa grupe rebele që vazhduan të ndiqnin ideologjitë terroriste. Njëri prej tyre u bashkua me organizata të tjera ekstremiste për të bërë Tahrir al-Shamin. Nusra, përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e saj, si dhe grupet me të cilat është bashkuar, janë përcaktuar si organizata terroriste nga një numër i madh vendesh, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kanadanë, si dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne