Hamasi bisedon me Katarin për negociatat me Izraelin

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Heniyye dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Muhammed Bin Abdurrahman Al Thani biseduan negociatat ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Sipas deklaratës së bërë me shkrim nga zyra e Heniyyes, ky i fundit i telefonoi Abdurrahman Al Thanit, i cili gjendet në Tunizi për të marrë pjesë në Samitin e Vendeve Arabe për të shqyrtuar marrëveshjet që do të marrin nën garanci kërkesat e Palestinës në negociatat që vazhdojnë me Izraelin.

Bëhet e ditur se biseda në fjalë u zhvillua në kuadër të faktit se katari është palë që zhvillon projekte për zgjidhjen e krizës njerëzore në Gazë dhe rindërtimin e saj.

Në deklaratë me shkrim të bërë sot, Heniyye kishte bërë të ditur se për zgjidhjen e krizës njerëzore në Gazë, me ndërmjetësimin e Egjitptit, me Izraelin po punojnë mbi një marrëveshje armëpushimi që përfshin: “ndalimin e sulmeve, transferimin e ndihmave njerëzore, zbatimin e projekteve dhe hapjen e kufijve”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne