Emisioni IMPAKT Video

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit dhe Raporti i Islamofobise ne Shqiperi ne 2019

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi analizon Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit ne SHBA mbi lirite fetare ne Shqiperi dhe raportin mbi Islamofobine te botuar nga SETA ne Turqi. Ne video tregohet sesi raporti amerikan i lirive fetare eshte nje raport hipokrit, i cili nuk tregon shkeljet e lirive fetare te muslimaneve ne Shqiperi, por si gjithmone ve theksin dhe hiperbolizon gjendjen e protestanteve ne Shqiperi, te cilet praktikojne fene e amerikaneve. Ceshtja e protestanteve nxitet dhe sponsorizohet dhe ata jane kthyer ne komunitet fetar ne Shqiperi, ndersa fe te tjera sikur Bahait, Hari Krishna, Deshmimtaret e Jehovait, Mormonet etj injorohen.

Me pas komentohet raporti i SETA-s mbi Islamofobine ne Shqiperi. Tregohen gjetjet e ketij raporti, hiperbolizimet, dhe lenia jashte tij e shume incidenteve kunder Islamit dhe muslimaneve ne Shqiperi. Tregohet sesi raporti tregon Edi Ramen si sahabi i Islamit ndersa fshihet dhuna policore, mediatike dhe shteterore kunder besimtareve musliman ne vend. Nuk permendet arrestimi i Erzen Ukes, greva e urise e Verdi Moraves, akuzat qe Rama ka denuar besimtaret per ti bere qejfin Gjermanise, nxitja me para nga Eduart Ndocaj per rrezimin e monumentit turk te Tiranes etj. Tregohet historia e islamofobise se Edi Rames me muslimanet, sulmi i tij kunder Dritan Mishtes etj./gazetaimpakt

OPINIONE

INTERVISTA