Turqia pret fondet për xhaminë

Ky lajm i publikuar në shtypin turk nxorri në pah krisjen e marrëdhënieve mes autoriteteve turke dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ky institucion drejtohej në atë kohë nga Skënder Bruçaj që cilësohej nga mediat proqeveritare ‘Akit’ si gylenist.

Vetë Bruçaj e quajti lajmin si të shkruar nga partia. Nisur nga ky rast, të gjithë kandidatët për kryetar të KMSH pas largimit të Skënder Bruçajt kishin në platformën e tyre mbajtjen e institucionit jashtë ndikimeve politike.

Por mesa duket edhe pas zgjedhjes së Bujar Spahiut në krye të KMSH, problemi nuk është zgjidhur. Klan Plus ka mësuar nga burime të brendshme brenda institucionit se Turqia, një prej vendeve që mbështet institucionet fetare në shumë vende të botës, ka ndërprerë fondet për Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Veç kësaj, Ankaraja zyrtare ka bërë presion edhe te shtete të tjera të botës arabe që mos të mbështesin financiarisht KMSH-në. Kjo prek drejtpërdrejt institucionet që ka në varësi Komuniteti Mysliman Shqiptar, por edhe një nga investimet më të mëdha që është bërë për fenë islame në vendin tonë. Është fjala për xhaminë e Namazgjasë. Vetë drejtuesit e KMSH të pyetur nga Klan Plus pak ditë më parë pranuan që ka një vonesa në fonde.

Financat janë totalisht të Komunitetit Mysliman Turk. Fondi kap një vlerë mbi 35 milionë euro dhe veç parave të buxhetit të shtetit turk, për ndërtimin e saj kanë kontribuar edhe miliona qytetarë turq. Pra, vonesa në këtë rast bëhet nga autoritetet turke që janë burimi i vetëm nga vijnë paratë.

Kjo sjell zvarritje të punimeve. Ndërtimi i xhamisë ka nisur në 13 Maj të 2015-ës dhe planifikohej që punimet të mbyllesh në 2018-ën. Ndonëse kanë kaluar 2 vite ezani i parë në xhaminë e Namazgjasë nuk është kënduar ende dhe duket se marrja e çelësave nga KMSH do të vonojë. Xhamia e Nazmagjasë është më e madhja në rajonin e Ballkanit dhe ka një kapacitet për 5 mijë besimtarë./klanplus

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne