Bota

Forcat izraelite arrestojnë 14 palestinezë

Forcat izraelite arrestuan 14 palestinezë, përfshirë një fëmijë në zona të ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor nën okupim.

Burimet lokale bënë të ditur se forcat izraelite kryen bastisje në orët e natës në disa zona në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Me pretendime të ndryshme forcat izrelite arrestuan 14 palestinezë prej të cilëve 9 në Kudsin Lindor dhe 5 në Bregun Perëndimor.

Theksohet se në mesin e të arrestuarve në Kudsin Lindor ndodhet edhe një fëmijë palestinez 14-vjeçar.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit./AA

OPINIONE

INTERVISTA