Më 21 qershor të këtij viti, papritur u shkëput energjia elektrike në pjesën dërrmuese të Shqipërisë për afro 30 minuta.
Më vonë u kuptua se diçka e rëndë kishte ndodhur, pasi e njëjta gjë kishte ndodhur dhe në Malin e Zi, Bosnje e në Kroaci.
Menjëherë në një dalje për mediat ministrja Balluku shpjegoi se kolapsi i ndodhur orientonte si shkak një problem në Malin e Zi, ndërsa shkaku sipas saj lidhej me mbingarkesën e rrjetit për shkak të temperaturave të larta dhe përdorimit të instrumenteve të kondicionimit etj.
Por një raport i hartuar nga vartësit e saj në OST dhe i siguruar nga Hashtag.al, sugjeron se nuk është Mali i Zi, por është Shqipëria shkaktare e kolapsit dhe e efektit kaskadë të krijuar në rrjetin e transmetimit./Bw