Raporti tronditës i KLSH: Bashkitë po dështojnë me mbetjet, kostot janë rritur, shëndeti i popullatës në rrezik

Për të tretin vit radhazi, mbetjeve në qytetin e Vlorës iu vihet flaka në mes të sezonit turistik, duke prishur jo vetëm imazhin e një qyteti turistik por mbi të gjitha duke rrezikuar jetën e popullatës në këtë rajon. Problemi i mbetjeve, pavarësisht qindra milionë eurove të shpenzuara për inceneratorët apo projekte e fushata të ndarjes në burim, mbetet i pazgjidhur.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit me objekt “Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë” del në konkluzionin se bashkitë nuk kanë arritur të përmirësojnë, situatën pavarësisht se kostot e tyre janë rritur në këtë drejtim.

Katër janë bashkitë që janë marrë në analizë: Durrës, Vlora, Shkodra dhe Korça ku më problematike situata shfaqet në dy të parat. Sipas raportit, Bashkia e Durrësit, gjatë menaxhimit të mbetjeve urbane, nuk garanton qëndrueshmëri financiare të këtij procesi, pasi të ardhurat e krijuara për këtë qëllim nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet.

“Kjo situatë vjen si rrjedhojë e faktit se, Bashkia e Durrësit nuk ka arritur të mbledhë të gjitha të ardhurat e planifikuara nga tarifa e pastrimit. Megjithatë edhe nëse do të arrihej mbledhja e tyre në nivelin 100%, përsëri nuk do të mund të mbuloheshin shpenzimet totale për menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë bashki./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne