Raportuesi i PE-së, Sanchez Amor: I jam mirënjohës Turqisë

Amor dërgoi një letër falënderimi në përgjigje të “Letrës së Solidarësisë”, që Përfaqësia e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës u pati nisur deputetëve të PE-së, forcave politike evropiane dhe ambasadorëve të Bashkimit Evropian, në lidhje me pandeminë globale të shkaktuar nga lloji i ri i virusit korona.

Mes rreshtave të kësaj letre në adresë të Ruhi Açikgoz, përfaqësues i AK Partisë në Bruksel, zyrtari i Parlamentit Evropian shpreh ngushëllime për qytetarët turq që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

“Në këto kohëra të vështira, ne jemi të gjithë në të njëjtën anë dhe siç e keni përmendur me të drejtë në letrën tuaj, bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtar është tani më i rëndësishëm se kurrë. Duhet të bashkëveprojmë, sepse në këtë çështje askush nuk mund t’ia dalë mbanë vetëm. Në këtë kontekst, unë dua të shpreh mirënjohjen time për Turqinë, e cila po dorëzon ndihma në shumë vende të BE-së, përfshirë Spanjën, por edhe në rajone të tjera të botës”, shkruan ai.

Sanchez Amor thekson gjithashtu se është i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në drejtim të rritjes së mirëkuptimit reciprok BE-Turqi dhe të gjitha përpjekjeve për të luftuar me pandeminë dhe lehtësuar pasojat socio-ekonomike të saj./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne