Raste të reja me koronavirus në Lushnje, sot katër të infektuar

Raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Lushnjë.

Pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar katër persona, të cilat dyshohet se janë kontakte të ardhur nga Tirana, sipas “News 24”.

Deri më tani, zyrtarisht në Lushnjë numërohen shtatë persona të infektuar me koronavirus, ndërsa për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Në total në vend, sipas shifrave të fundit të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, numërohen 1076 persona të infektuar me COVID-19, ku 33 kanë humbur jetën./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne