Emisioni IMPAKT Opinion

Muhamed Dahlani, Sulejman Rexhepi, “Trafiku i arabëve” dhe sherbimet anti-islamike te Ballkanit

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi analizojne emisionin “Trafiku i arabëve” i dhene nga Top Channel me 26 maj 2020.

Tregohen pasaktesite dhe shpifjet ne kete emision dhe sulmi kunder rezidenteve arabe ne Shqiperi. Flitet per refugjatet siriane dhe marokene qe trafikohen ne Itali dhe analizohet nje dokument nga ambasada e Palestines ne Tirane i cili demaskon nje rrjet i cili supozohet te jete ne sherbim te Muhamed Dahlanit, person qe akuzohet si agjent emiratas dhe izraelit nga Turqia dhe Palestina.

Letra nga ambasada e Palestines ekspozon rrjetin e Muhamed Dahlanit ne Tirane

Flitet per budallallekun e Top Story-t qe ka botuar kete dokument sekret dhe demin qe ai i ka bere Emirateve Arabe dhe Izraelit dhe axhendes se tyre anti-palestineze dhe anti-turke ne Shqiperi.

Flitet edhe per bizneset arabe ne Shqiperi, investimet e tyre dhe kontributin qe biznesmenet arabe i japin ekonomise shqiptare.

Me pas analizohet shkarkimi i Mulla Sulejman Rexhepit nga Bashkesia Islame Fetare ne Maqedoni. Tregohet sesi Mulla Sula nga nje mik i islamofobit Fahri Balliu, i presidentit Ilir Meta dhe i dekoruar me titullin kryqtar dhe anti-islamik Gjergj Kastrioti Skenderbeu papritur u shkarkua me nje video intime me nje femer te re.

Meta vlerëson klerikun Sulejman Rexhepi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Shkarkimi i Mulla Sules shihet si pune e sherbimeve sekrete anti-islamike qe operojne ne Ballkan te cilat kane dashur te heqin qafe Mulla Sulen – ndoshta pse ai vendosi te festoje Bajramin ne Maqedoni dhe nuk u bind sikur disa bashkesi te tjera Islame te cilat iu binden diktatit laik.

#TopStory, #Trafikuiarabeve, #SulejmanRexhepi

OPINIONE

INTERVISTA