Letra nga ambasada e Palestines ekspozon rrjetin e Muhamed Dahlanit ne Tirane

Letra nga ambasada e Palestines ekspozon rrjetin e Muhamed Dahlanit ne Tirane

Ne emisionin Top Story te dates 26 maj 2020 te drejtuar nga gazetari Endri Habilaj, ne te cilin hetohet rrjeti i klandestineve dhe trafikanteve arabe qe kalojne permes Shqiperise per ne Evrope jane dhene shume fakte interesante mbi prezencen arabe ne Shqiperi. Gazetaret qe mesa duket jane shume jo-profesionaliste ne emisionin e tyre kane akuzuar disa biznesmene te ndershem arabe dhe konsulente emigracioni si trafikante. Ata jane barazuar me trafikantet arabe qe operojne ne Shqiperi. Megjithate ne kete emision eshte treguar nje leter nga Ambasada e Palestines ne Shqiperi e dates 7 janar 2019 e cila i drejtohet Sherbimit te Inteligjences Palestineze (Mohabaratit). Ne kete leter derguesi i ambasades ekspozon ne vend ekzistencen e nje grupi palestinezesh te cilet jane ne sherbim te agjentit te keqfamshem emirato-izraelit Muhamed Dahlan. Dahlani akuzohet si tradhetar i ceshtjes palestineze dhe eshte i denuar nga disa gjykata ne Palestine por edhe ne Turqi. Shteti turk akuzon Dahlanin per organizimin e grushtit te shtetit ne Turqi dhe ai kerkohet nga gjykatat turke.
Ky lajm i cili do kete nervozuar shume agjentura ne Shqiperi e ne vecanti izraelitet, emiratasit dhe turqit eshte nje gafe e madhe qe Endri Habilaj ka bere ne emisionin Top Story dhe tregon jo profesionalizmin e tyre. Me poshte eshte letra / raporti qe i eshte derguar Autoritetit Palestinez dhe tregon mbi ekzistencen e ketij grupi i cili akuzohet si bashkepunetor i Muhamed Dahlanit ne Tirane.

Teksti i letres eshte si me poshte:

Tirana – Albania
No: 86
Datë: 07. 01. 2019
Zotnisë se tij, vëllait Gjeneral Maxhid Feraxh (Allahu e ruajte!)
Kryetar (përgjegjës) i Shërbimit Informativ të Përgjithshëm te Shtetit të Palestinës

Përshëndetje Kudsit,
Kryeqytetit të përhershëm të shtetit të Palestinës …

E në vijim (më pas):

Ju bëjë me dije zoterisë suaj se në teritorin e Shqipërisë, së fundmi, jemi ekspozuar nga disa kërcënime nga individe, pjesëtarë të komunitetit palestinez, të cilët pasojne tradhëtarin e atdheut, Muhamed Dahlan dhe ofendojne udhëheqesin tonë legjitim, të parin tone shkëlqesinë President Mahmud Abas (Allahu e ruajte!) Këta individe përpiqen të prishin imazhin dhe veprimtarinë e ambasadës së Palestinës në Republikën e Shqipërisë dhe abuzojne ndaj nesh personalisht si pasojë e refuzimit tone per te mos bashkëpunuar me ata. Ata nuk do të fitojnë në asnjë prej planifikimeve të tyre, pasi ne kemi lidhje të shkëlqyera me pjesëtarët e tjerë të komunitetit (palestinezë) në kryeqytetin e Tiranës. Këta individe janë si vijon:

1- I ashtuquajturi Muhamed Azmi el-Misrij, i cili ka një zyrë tregtare, dhe prodhon leje qëndrimi dhe emigracioni, dhe shfytëzon nevojën e qytetarëve palestinezë. Kundrejt këtyre shërbimesh ai merr shuma të konsiderueshme parashë, dhe ky veprim bie në kundërshtim me ligjin e emigracionit në Shqipëri.
Ai në mënyrë të vazhdueshme përpiqet të kontaktoje me pjesëtarët e komunitetit (palestinez) dhe i bën ftesë për mbështetjen e tradhtarit Muhamed Dahlan, dhe i nxit kunder udhëheqjes legjitime të popullit palestinezë.
Pasi refuzuam pritjen e tij në ambasadë ai na ka kercenuar.

2. I ashtuquajturi Muhamed Abdullah Abas, i cili qëndron në Republikën e Shqipërisë prej disa viteve dhe punon në kontrabandimin e njerëzve për në Europe. Ai ka mashtruar shume familje palestineze, duke përftuar para prej tyre dhe duke i hedhur nëpër burgje dhe kampet e emigrantëve. Ai ka perfituar pasi ka qenë punonjës në ambasadë. Eshte shkarkuar nga detyra vite me pare nga një komision hetimor për abuzime dhe përvetësim pasurie. Aktualisht ai nxit persona kunder ambasadës, dhe propagandon kunder udhëheqjes së Palestinës duke u ndihmuar nga Muhamed Azmi. Ju bej me dije se ky person paguhet ende nga Fondi Kombëtar Palestinez.

3. I ashtëquajturi Selim Shejh Jusuf me vendbanim në Shqipëri, posedues i një kafeneje. Ky takohet shpesh me dy të sipërpërmendurit, dhe me nxitjen e tyre ka vizituar ambasadën dhe na ka fyer. Për këtë arsye është nxjerre nga ambasada, edhe pse ambasada jone e ka ndihmuar në të kaluaren kur ka pretenduar qe ka probleme ekonomike.
Jua bashkangjisim këtë shkresë me foto nga pasaportat e tyre personale, dhe me postimet e tyre kudner nesh neper mediat sociale.

 

Pranoni respektin dhe vlerësimin tone më të lartë…

Vëllai juaj / Hani el Berguthi

I ngarkuar me Pune i Shtetit te Palestines ne Shqipëri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne