Rexhep Elezaj
Ja çfarë kërkon publikisht fashisti Belisar Jezerci:
“DUHET URGJENTISHT REFLEKTIM, ZGJIM DHE VEPRIM KOMBËTAR !
Lëvizja e fuqishme antiislamiste duhet të perfshijë të gjitha trevat shqiptare në Gadishullin llirik.
Eshte momenti i fundit, vendimtar që kjo ideologji primitive e eger nazifashiste te zhduket nga mendja shiptare, ashtu siç u zhduk në Spanje dhe Greqi …!
Sot shte momenti vendimtar, neser do te behet vone me siguri“!
PRA, KËRKON QË NDAJ SHQIPTARËVE MUSLIMANË NË KOSOVË TË BËHET SPASTRIM ETNIK DHE GJENOCID SIKUR NË SHEKULLIN 14-TË NË SPANJË, DHE SIKUR GJENOCIDI GREK NDAJ SHQIPTARËVE NË ÇAMËRI..!?
Ja, se çfarë ishte Inkuizicioni ndaj muslimanëve në Spanjë:
Përpara rënies së Granadës në vitin 1492 popullsia vendase ishte e përzier në grupe heterogjene që kishin jetuar relativisht pa trazira në zonat kristiane, por në vitin 1499 garancitë e monarkëve katolikë u prishën, duke nisur një periudhë të dhunshme konvertimi. Ndërkohë, kishte nisur një epokë e frikshme e drejtuar nga jezuitët, të cilët nisën një kryqëzatë të vërtetë ndaj muslimanëve dhe hebrenjve rreth vitit 1500.
Atyre iu bë e qartë se alternativa e vetme për ta ishte të konvertoheshin në katolikë, ose të dëboheshin nga Spanja.
Pasoi në fakt një valë e gjerë konvertimi, ndërkohë që të tjerë vazhduan të praktikonin fenë e tyre në fshehtësi, për t’iu ruajtur ndëshkimit të inkuizicionit, kurse pjesa tjetër zgjodhi shpërnguljen, kryesisht përmes Mesdheut në Afrikën Veriore. Ndërkohë, shumë hebrenj parapëlqyen madje të shkonin në territoret e administruara nga osmanët, të cilat asokohe po dëshmoheshin shumë tolerantë ndaj tyre, duke u ofruar liri fetare dhe mundësi për të avancuar ekonomikisht.
1. Gjenocidi Spanjoll kundër muslimanëve në vitet 1480 – 1530
I ngarkuari i mbretëreshës për krishterizimin e muslimanëve, Kardinali Himenez de Thisneros, u ofronte jo krishterëve të zgjidhnin ndërmjet konvertimit dhe shpërnguljes, kurse verdikti i vitit 1502 urdhëronte që të gjithë muslimanët që refuzonin të heqin dorë nga feja e tyre dhe të pranonin fenë e krishterë, të shpërngulën, konflikt i cili u shua me gjak dhe përfundoi me dëbimin e tyre masiv dhe ku u vranë me mijëra.
Konvertimi me forcë i myslimanëve në Spanjë ishte një proces i kryer me forcë nëpërmjet një sërë dekretesh që ndalonin Islamin dhe praktikimin e tij në tokat e Spanjës, ku në vitin 1492 popullsia myslimane në atë zonë përfshinte numrin në mes 500,000 dhe 600,000 që jetonin nën sundimin e krishterë, që për një periudhë të shkurtër mund ta praktikonin ligjërisht Islamin, por në vitin 1499 kryepeshkopi i Toledos, kardinali Francisco Jiménez de Cisneros, nisi një fushatë në qytetin e Granadës për të konvertuar myslimanët në të krishterë nëpërmjet torturave dhe burgosjes.
Me 1525 Aragonia muslimane ishte përballur me urdhër të njëjtë, kur me 1556 Filipi II e shpalli ligjin me të cilin kërkohej nga muslimanët e mbetur që të heqin dorë menjëherë nga gjuha, feja, institucionet, madje të rrënohen hamamet, “si mbeturinë e mungesës së fesë” (krishterë)”. Me 1609 Filipi -II- lëshoi urdhëresën e fundit për dëbimin e muslimanëve të mbetur, që ishin afro gjysmë milioni, me çka përfundon shfarosja e plotë e hebrenjve dhe e muslimanëve nga Spanja. Llogaritet se që nga rënia e Granadës deri në dekadën e parë të shek. -XVII-, d.m.th. për afro 120 vjet nga Spanja janë dëbuar ose likuiduar afro 3 milion muslimanë.
Fatkeqësisht të gjitha këto përndjekje, deportime, masakra etj., bëheshin në bazë të konceptit të teologëve të kishës katolike, të cilët i konsideronin të lejuara ato luftëra se ishin të drejta, dhe si të tilla i konsideronin luftëra që i urdhëron Perëndia kundër të pafeve dhe heretikeve (Papa Urbani II, Toma Akuini), Domingo de Soto, Huan Hines Sapulveda.
2. Gjenocidi grek në Çamëri ndaj 2 milion shqiptarëve
Popullsia e Çamërisë sipas numërimit në vitin 1908 kishte 73 mijë banorë, nga të cilët 92% përbëhej nga shqiptarët, ndërsa pjesa tjetër nga grekët, vllahët dhe romët, dhe kjo përqindje zbriti vazhdimisht, për shkak të tentimit grek që t’i ndryshojë balancat e popullsisë në këtë rajon si dhe të asimilojë shqiptarët atje.
Në rajonet e banuara me shqiptarë ata vendosën grekë, vllahë dhe romë. Gjuha shqipe u ndalua, ndërsa emrat e vendeve u shkruan në gjuhën greke, pasuritë u sekuestruan, xhamitë u mbyllën, nisën arrestimet dhe dëbimet me dhunë.
Rreth 85 mijë çamë të rraskapitur nga presioni i vazhdueshëm grek, u detyruan të lënë vendin për të shkuar në Anadoll përmes marrëveshjes së shkëmbimit të popullsive të firmosur nga Turqia dhe Greqia në vitin 1923.
Një tjetër gjenocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë u krye nga EDES-Uniteti grek kombëtar demokrat, grup ky i cili udhëhiqej nga Gjenerali famëkeq Napoleon Zervas, i njohur si gjakpirës i madh, dhe sulmi i parë nisi më 27 qershor të vitit 1944, ku njerëzve iu prenë gjymtyrët dhe trupat e tyre u copëtuan. U vranë gra shtatzëna dhe bebe, në 24 orët e para, vetëm në Paramithi u masakruan më shumë se 600 civilë. Në masakrat që vazhduan deri në marsin e vitit 1945 në Filat u vranë një mijë e 286 civilë, në Gumenicë dhe rrethinat u vranë 192 shqiptarë, në Margëlliç dhe Pargë 626. Mes qershorit 1944 dhe marsit të 1945-së janë masakruar gjithsejtë 3 mijë e 242 civilë, 2 mijë e 900 prej të cilëve ishin meshkuj, 214 gra dhe 96 fëmijë, u përdhunuan 765 gra, u vranë 76 gra, u masakruan 32 foshnje të cilat nuk i kishin mbushur as moshën 3 vjeç.
Në sulmet e pamëshirshme ndaj 68 fshatrave 5 mijë e 800 shtëpi dhe xhami u dogjën dhe u shembën. Gjatë plaçkitjeve janë marrë 84 mijë e 752 litra vaj ulliri, 674 mijë e 344 kilogram grurë, 4 mijë e 453 kafshë transporti, dhe 49 mijë e 435 shpendë.
Si pasojë e spastrimit etnik dhe fetar me dhunë vdiqën, u rrëmbyen dhe u zhdukën rrugëve 2473 vetë (nga dhuna, uria, sëmundjet, etj), gjithsej të vdekur 5277 veta. Në kampet e ishujve të Egjeut u internuan mbi 6 mijë djem dhe burra çamë, prej të cilëve 500 veta vdiqën nga torturat greke. Zervistët rrafshuan mbi 5.800 shtëpi në 68 fshatra të Çamërisë, fshatra të tëra u shkretuan, u grabitën 120 mijë dele, 18 mijë kuaj, etj.
Pra, nuk duhet harruar se dhuna dhe terrori grek ndaj shqiptarëve në Çamëri ka filluar qysh nga viti 1913, pas pushtimit grek të Çamërisë-Epirit të Jugut, kur filloi dhuna dhe racizmi shtetëror ndaj shqiptarëve. Ka pasur disa përzënie me dhunë të shqiptarëve nga Çamëria edhe në vitin 1913, 1922-1923, 1936- 1938 dhe ajo më tragjike e vitit 1944-1945, që njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar me rezolutë të votuar në Kuvendin e Shqipërisë si gjenocidi grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri gjatëve viteve 1944-1945”.
Të gjitha vrasjet, shkatërrimet, ndodhitë ç’njerëzore janë kryer në rajonin e Çamërisë, historikisht rajon etnik i fiseve pellazgo-ilire. Shefi i misionit amerikan në Shqipëri, 1945-1946, mbasi u njoh me barbaritë e zervistave ndaj çamëve u shpreh: “Në mars 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit, dhe praktikisht e spastruan atë nga shqiptarët çamë”. Po kështu nuk mundet të mos kujtohet deklarimi solemn i kryemizorit, kryevrasësit, gjeneralit grek Napoleon Zerva: “Vdes i qetë se e bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulërima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç i kënaq tërë shpirtrat helenë”!
Napoleon Zervasit, këtij krimineli lufte shteti grek i ka ngritur monumente për krimet e kryera ndaj fëmijëve, pleqve e plakave dhe njerëzve të tjerë të pambrojtur e të pafajshëm vetëm e vetëm se ishin shqiptarë dhe muslimanë. Dhe, MERRNI ME MEND, ligji i luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë ende është në fuqi.
Burimi: Wikipedia
Pra, kështu të masakruar dëshiron ta sheh Kosovën konvertiti neofashist, Zerva i Kosovës, islamofobi dhe antishqiptari Belisar Jezerci, një jezuit dhe kryqtar i cili gjenocidin ndaj shqiptarëve të besimit islam në Kosovë e sheh si “Lëvizje të fuqishme antiislamiste e cila duhet të përfshijë të gjitha trevat shqiptare në Gadishullin llirik”.
/fb

















