Reagim zyrtar i ambasadës iraniane ndaj McCain-it

Reagon Ambasada e Iranit në Shqipëri me një deklaratë për shtyp në lidhje me vizitën e Z.McCain në qendrën e sektit terrorist të Moxhahedinëve .

Sektori i Shtypit i Ambasades se Republikes Islamike te Iranit
Në emër të Zotit

Përkthim jo zyrtar

Deklaratë për shtyp

Në lidhje me vizitën e Z.McCain në qendrën e sektit terrorist të Moxhahedinëve dhe takimin me kreun e këtij sekti, tërheqim vëmendjen e publikut si më poshtë:
Deri më sot nuk është dëgjuar asnjë mesazh paqeje ose miqësie nga Z. McCain dhe emri i tij asnjëherë nuk ka bërë pjesë në radhën e njerëzve paqedashës të botës. Mesa duket ai jeton ende në kohën e luftës së Vietnamit dhe u jep dorën e miqësisë atyre që në të kaluarën e tyre terroriste kanë të shënuar vrasjen e gjashtë vetëve, bashkëatdhetarë amerikanë të Z. McCain.
Z. McCain shkon në qendrën e sektit terrorist që ka mbi shpinë përgjegjësinë e vrasjes së 17 mijë vetëve, autorite zyrtare dhe qytetarë të thjeshtë të Iranit, si edhe të vrasjes në bashkëpunim me Sadam Hyseinin të mijëra arabëve dhe kurdëve të Irakut, e sektit, një numër i madh i anëtarëve të të cilit janë në ndjekje nga Interpoli, që i përdor mësimet e përditshme terroriste për të ndarë anëtarët e vet të paditur nga shoqëria dhe jeta e zakonshme dhe që është i gatshëm të përdorë këtë përvojë kurdoherë, kudo dhe në shërbim të kujtdo.

Sektori i Shtypit
Ambasada e Republikës Islamike të Iranit-Tiranë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne