Reagime të shumta në rrjetet sociale pas normalizimit mes Marokut dhe Izraelit

Njoftimi i Mbretit të Marokut Mohammed VI se vendi i tij ka normalizuar marrëdhëniet me Izraelin është pritur me reagime nga përdoruesit e mediave sociale në vend.

Etiketimi “marrëveshja e tradhëtisë”, i hapur në Twitter, u bë një nga më të shikuarit në një kohë të shkurtër.

Komentuesit e interpretuan marrëveshjen si “rënie në një det turpi”, duke shpërndarë po ashtu mesazhe të tilla si “Marrëveshja është tradhti dhe ky vendim nuk përfaqëson popullit”, “Pushtimi do të mbetet pushtim dhe tradhtia do të mbetet tradhti”.

Ndërkaq, Khadija Benguenna, prezantuese e famshme në kanalin Al Jazeera, tha se “Edhe nëse e gjithë bota nënshkruan, marrëveshja do të mbetet një tradhti”.

Maroku u bë vendi i katërt që normlaizoi marrëdhëniet me Izraelin në katër muajt e fundit. Më parë, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Sudani kishin rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne