Shqiperia

Reagon Ambasada Ruse në Shqipëri në lidhje me lajmet e rreme

Rusia ka qenë shteti që ka marrë sulmet e rradhës. Lajme të rreme janë përhapur në emisionet dhe gazetat më të ndjekura duke përfshirë politikanë amerikan dhe evropian thënë se Rusia merre përhapjen e dezinformacionit dhe fake news me qëllim ndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe përfitimin politiko-propagandistik, ekonomik dhe ushtarake.

Ja komenti i Urgjent i Ambasadës Ruse në Shqipëri:

Komenti Urgjent i Ambasadës Ruse në Shqipëri në lidhje me një lajm të rrëmë të përhapur në Mediat shqiptare

Si lindën fake news

Mediat ndërkombëtare dhe ato lokale njëzëri me disa politikanë amerikanë dhe evropianë përdorin me dëshirë çdo pretekst për të akuzuar Rusinë për përhapjen e dezinformacionit dhe fake news me qëllim ndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe përfitimin politiko-propagandistik, ekonomik dhe ushtarak. Gjithsesi, akuza të tilla nuk kanë asnjë provë.

Kësaj here kështu ka vepruar një gazetë mjaft e respektuar dhe e rëndësishme si Albanian Daily News duke botuar njoftimin se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në intervistën për programin «Opinion TV Show» gjoja u shpreh se “lobi rus dhe serb në SHBA është e interesuar në konfliktin civil dhe destabilizimin në Shqipëri”.

Përveç absurditetit të vet akuzave kundër Rusisë dhe Serbisë, në këtë situatë nuk mund të mos tërheqë vëmendje fakti i manipulimit evident të informacionit: në skriptin e intervistës së kreut të shtetit shqiptar Rusia nuk përmendet (Ju mund ta kontrolloni në linkun: https://www.youtube.com/watch?time_continue=3284&v=KyvHL5dCwcs&feature=emb_title). Ndoshta dikush donte shumë të fuste Moskën në këtë histori, të komplikonte marrëdhëniet tona dypalëshe. Historia është hedhur si bombë, dhe tani po shëtit në hapësirat e mendimit shoqëror. Kështu lindën dezinformacioni dhe fake news./gazetaimpakt

OPINIONE

INTERVISTA