Gazetari Gjergji Thanasi ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Imam Ahmed Kalajan, i cili është përballur me akuza të ngritura nga Drejtoria e Antiterrorit.
Thanasi shprehet se ky është një proces i motivuar politikisht, që sipas tij, ka për qëllim goditjen e figurave të komunitetit mysliman në Shqipëri. Ai e lidh këtë situatë me zhvillimet pas zgjedhjeve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e figurave fetare për qëllime elektorale dhe më pas braktisjen e tyre.
Gazetari përmes postimit të tij i jep një sërë këshillash Imam Kalasë, duke e këshilluar të mos pranojë gjykim të shkurtuar, të zgjedhë një avokat të besuar dhe të kërkojë ndihmën e ambasadave dhe mediave ndërkombëtare për të denoncuar atë që ai e quan “proces të montuar”.
Thanasi shprehet edhe personalisht se ka qenë objekt i akuzave të ngjashme nga Antiterrori dhe se ka arritur të dalë i pastër prej tyre. Në fund, ai i ofron Kalasë bashkëpunim për të luftuar, siç thotë, për të drejtat e njeriut dhe liritë fetare në vend.
Postimi i plotë i Gjergji Thanasi:
“Sundimtari i Surrelit, pasi kaloi “lumin” e zgjedhjeve, e dhjeu “kalin/gomarin”, Imam Ahmed Kalaja. Edvinit nuk i duhet më imami për të dirigjuar votat e besimtarëve myslimanë te thesi i Ripjelljes. Qefalia i afërt i Imam Kalasë nuk është më deputet, kështu që Antiterrorit i erdhi dita të hakmerret me Imam Kalajan.
Si i krishterë i mirë, që jam, i sugjeroj Imam Kalasë:
1) Mos prano gjykim të shkurtuar, por lufto fort juridikisht, në të kundërt do ta hash sa krahu.
2) Zgjidh avokat besnik, jo langaraq, se do të shesë te Antiterrori për 5 lekë.
3) Kërko dëshmitarë në gjyq përfaqësues të Ambasadës Amerikane, se kabllogrami i kësaj ambasade i shërbeu Departamentit të Shtetit për ta përmendur në Raportin Vjetor emrin e Bashkim Lamnicës, OPGj i Antiterrorit. Në Epokën Trump, Evini ka tmerr nga çdo kabllogram negativ për t’u nisur drejt Foggy Bottoms, kështu që do urdhërojë gjyqësorin e pavarur ta mbyllë çështjen me argumentin juridik: fakti nuk ekziston!
4) Përdor median, sidomos atë të huaj, si “aleate” për t’u mbrojtur nga ky proces i montuar politik i organizuar nga Drejtoria e Antiterrorit kundër eksponentëve të pjesës islame të popullit shqiptar.
5) Meqë kemi “armiq” të përbashkët, po të vë këtu nr. tim të celularit: 068 2191 352. Nëse do të koordinojmë së bashku betejën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (lirive fetare) në Shqipëri, më kontakto!
P.S. Imam Kalaja, këta “dru me prete” e antiterrorit me më së paku 4 akuza kanë, që në vitin 2019, që duan të më fusin në burg. Lavdi Zotit kam arritur, që t’i bëj të dështojnë katërçipërisht.
Good Luck Imam Kalaja!”/gazetaimpakt