Shisnin kokainë, kanabis e ekstazi në Shëngjin/ Procedohen 6 të rinj, mes tyre 4 të huaj

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për gjashtë persona, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të proceduarit janë shtetasit shqiptarë A. J., 25 vjeç dhe F. Y., 30 vjeç, si dhe katër shtetas të huaj: D. C., 33 vjeç, K. A., 37 vjeç, P. P., 34 vjeçe dhe A. H., 33 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj personave dhe në automjetet me të cilat ata po lëviznin në zonën e Shëngjinit, u gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla të lëndëve narkotike të dyshuara si kokainë, kanabis dhe ekstazi.

Lëndët narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe origjinën e tyre.

Policia e Lezhës njofton se do të vijojë kontrollet intensive, veçanërisht në zonat bregdetare dhe turistike, me qëllim parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne