Shqiperia

Reagon Rama për protestën e studentëve: I pres ballë për ballë, por pa…

Kreu i qeverisë Edi Rama, i detyruar nga protesta e studentëve që vijon në ditën e tretë, ka ftuar një përfaqësi të studentëve që të ulen me të në negociata.

Rama u shpreh se studentët janë të hapur të shkojnë në zyrën e tij për të diskutuar. Kreu i qeverisë kërkoi një takim pa drejtues dhe pa administrues.

“Unë kam një përshëndetje për studentët. Kërkoj një takim me ta, të pandikuar, pra studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve, këtë duan vetë ata. Ky vend e ka fituar prej pesë vitesh lirinë e protestave, pa frikën e plumbave.

Unë do të doja të isha sot një studentë protestues, por si kryeministër do të doja që të bëheshim bashkë për të përshpejtuar përmirësimin e Universiteteve. Shkurt fjala, detyra ime është ti dëgjoj shqetësimet e tyre në çdo rast që ata të duan. Kjo zyrë është e imja, po mund të jetë e tyre në çdo rast”, u shpreh Rama.

“I pres ti takoj sy më sy ballë për ballë studnetët, por pa drejtues e pa pedagog”, tha Rama.

Ndërkohë që fill pas deklaratës së kryeministrit, studentët janë shprehur se nuk duan negociata me qeverinë, pasi siç e kanë theksuar më herët ata kërkojnë që ministrja Lindita Nikolla të ulet në takim me të gjithë ata.