Bota Opinion

Tortura, reforma dhe të drejtat e gruas në Arabinë Saudite

nga Hana al Khamri

Amnesty International me 20 shtator ka publikuar raportin në të cilin jepen detajet se si aktivistet saudite për drejtat e grave, të arrestuara në sulmin e qeverisë më herët, janë përball me maltretime seksuale dhe tortura gjatë hetimeve. Duke cituar tri dëshmi të ndryshme, grupet për drejtat njeriut kanë thënë se burgosurat janë mbajtë në qeli dhe janë përballur me tortura të përsëritura me rrymë dhe litar, pas së cilës disa prej tyre nuk kanë mundur të qëndrojnë e as të ecin.

Arabia Saudite ka histori të gjatë të heshtjes së dhunshme të grave të cilët guxojnë të kundërshtojnë ligjet jo të drejta të mbretërisë dhe normat patriarkale familjare. Para katër dekadave 47 gra të guximshme saudite, autoritetet saudite i kanë dënuar ashpër pasi që kanë marr pjesë në protestën e madhe për shkak të ndalimit të vozitjes me ç’rast iu morën edhe pasaportat. Disa prej tyre janë përjashtuar nga puna dhe janë përzënë edhe nga shkolla të cilët i kanë ndjekur.

Por, para ca kohësh, edhe pse ishin abuzuara, maltretuara dhe ndonjëherë të burgosura, shumica e aktivisteve saudite për drejtat e njeriut kanë arritur të shmangin fuqinë e plotë të dhunës së regjimit për shkak të statusit të lartë shoqëror-ekonomik. Ngjyrat e lëkurës së tyre dhe identiteti fetar e fisnor kanë luajtur rol në caktimin e nivelit të abuzimeve dhe maltretimeve të cilët i janë nënshtruar gjatë arrestimit.

Raporti më i ri i Amnesty International, megjithatë zbuloi se as pozita e privilegjuar më nuk mund të mbrojë aktivistet për drejtat e njeriut nga udhëheqja brutale aktuale të këtij shteti. Ky veprim sipas opsesionit pa kundërshtim të diferencave është zgjerim natyror të qasjes njëdimensionale de fakto të sundimtarit, trashëgimtar të fronit saudit Muhamed bin Selmanit .

Me vite regjimi saudit ka bërë diferencë të qartë në mes individëve të cilët udhëheqin fushatën për drejta sociale pa provokimin apo fajësimit të sistemit politik dhe individëve të cilët kërkojnë apo mbështesin thirrjet reformuese holistike politike dhe monarkinë kushtetuese.

Me vite regjimi saudit ka bërë diferencë në mes individëve të cilët udhëheqin fushatën për drejtat sociale pa provokim direkt apo fajësim të sistemit politik dhe individëve të cilët kërkojnë apo mbështesin thirrje në politikën reformuese holistike dhe monarkinë kushtetuese. Gjersa regjimi zakonisht la lejuar ndonjë hapësirë joformal për të marrë frymë për të parët, anëtar të grupit tjetër janë përballur me shtypjen sistematike dhe të pamëshirshme. Kjo më nuk është. nën pushtetin represiv të njëanshëm të MBS-së, pa marr parasysh në natyrën dhe qëllimet e saja, të gjitha përpjekjet që të sillen ndryshime dhe reforma sociale të cilët vijnë nga lart menjëherë ngulfaten. Në sytë e udhëheqjes aktuale çdo lëvizje për drejtat njerëzore është kërcënim për sistemin autoritar , kërcënim për mbijetesë të qeverisë pseudo-reformiste despotike të trashëgimtarit të ri të fronit.

Udhëheqjen e re nuk e intereson se kritiku a është mashkull apo femër, nga klasa e privilegjuar apo jo. Apo përpiqet dikush të përmirësojë shoqërinë saudite brenda kufizimeve aktuale të sistemit apo thirrjes në monarkinë kushtetuese. MBS e ka mentalitetin ”ose me mua ose kundër meje”, dhe asnjë kritik, opozitar apo disident nuk merr kalueshmëri nën qeverisjen e tij. Për atë lëvizjet saudite për drejtat e gruas, të cilat me shumicë kërkojnë reformën brenda sistemit politik ekzistues, përballen me masa më rigoroze që nga formimi i tyre viteve nëntëdhjeta.

Raporti i Amnesty International për torturat dhe abuzimet seksuale të aktivisteve të shquara saudite i cili ka ardhur pas kontroversave lidhur me vrasjen brutale të gazetarit saudit Xhemal Kashogit, ishte edhe një sulm pamjes ”reformiste” , në mirëmbajtjen e të cilit ka punuar plot tre vite e gjysmë nga ardhja në pushtet e MBS. Dëshmitë të cekura në raport kanë treguar brutalitetit e përgjithshëm të regjimit, por edhe botës i kanë treguar se përpjekjet reformuese të MBS-së, posaçërisht në fushën e drejtave të grave, thjeshtë se janë kozmetike.

Në qershor të këtij viti bashkësia ndërkombëtare ka përshëndetur dhe ka lavdëruar vendimin e udhëheqjes saudite për të lejuar gratë të vozisin. Gjersa shumë vetë nëpër botë këtë e kanë parë si vërtetimin e planeve reformuese të MBS-së, çdo kush i cili e ka vështruar mbretërinë më afër ka ditur menjëherë se ky veprim nuk ka lidhje me dhënien e drejtave dhe autonomisë më të madhe grave dhe qëllimi ishte që të përmirësoj imazhin e udhëheqjes së re në perëndim dhe të inkurajojë investimet e huaja.

Por, shfrytëzimi çështjes së gruas për përparësi politike është pjesë e mënyrës saudite të veprimit. Për shembull, në vitin 2001 vetëm tre muaj pas sulmit të 11 shtatorit në SHBA, pushtetarët saudit kanë dhënë grave letër njoftimet nacionale për herë të parë në historinë e kësaj mbretërie, në përpjekjen e dukshme që të fitojnë ndonjë meritë në Perëndim dhe të mbrojnë familjen mbretërore. Një dekadë më vonë, në vitin 2011 grave iu është lejuar të marrin pjesë në zgjidhjet lokale, dhe dy vite më vonë janë emëruar në Këshillin Konsultativ të Shu’urës për herë të parë. Të dyja këto reforma janë zbatuar jo për të ngritur statusin e femrës në shoqëri, por për të parandaluar idenë e Pranverës arabe në mbretërinë saudite.

Sot MBS ndjek shembullin e paraardhësve të tij me futjen e reformave kozmetike dhe të parëndësishme në fushën e drejtave të grave për shkak të përparësive politike, gjersa me dhunë heshtin reformën e vërtetë. Por, ai poashtu shkon një hap përpara nga paraardhësit e tij dhe i nënshtrohet Mekkartizmit në përpjekjet e veta që të forcojë pushtetin. Ai akuzon të gjithë kritikët dhe oponentët e udhëheqjes së tij, pa marr parasysh statusin shoqëror, inkriminimin politik, fisin dhe qëndrimin ndaj monarkisë, për tradhti dhe vjen në pyetje angazhimin e tyre për shtet.

MBS me ndihmën e mbretit Selman, veç i ka emëruar personalitete besnike në të gjitha pozitat e rëndësishme supreme, posaçërisht në gjyqësi. Nga ngritja e tij në pushtet më 2015 dhe për shkak të eskalimit të arrestimeve të motivuara politikisht në mbretëri, qindra gjyqtar dhe prokuror të ri, besnik atij janë emëruar në pozita të rëndësishme. Vitin e kaluar është krijuar Kryesia e sigurisë shtetërore, trup i sigurisë të cilin e monitoron mbretin, që nën një kulm të konsolidohen shërbimet e brendshme të sigurisë dhe të kundër terrorizmit. Kjo kryesi, e cila natyrisht është besnike ndaj udhëheqjes aktuale, poashtu ka autoritet të përgjithshëm mbi fatin e të gjithë të burgosurve politik.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve”trashëgimtari “reformist” ka transformuar Arabinë Saudite në burg. Nën pushtetin e tij, qindra shkrimtar, aktivistë për drejtat njerëzore(prej të cilëve disa janë të mitur), akademikët, ekonomistët, klerikët dhe kundërshtarët brenda familjes mbretërore janë burgosur nga arsyeja e thjeshtë që kanë guxuar të mos pajtohen me te. Aktivistet e drejtave të grave janë arrestuar në bazë të akuzave të rrejshme për “tradhti”.

E gjithë kjo qartë tregon se plani i MBS-it për “reformë” përjashton ribërjen dhe përshkrimin rishtas të kontratës shoqërore në mes qytetarëve dhe shtetit në bazat ekonomike, në mënyrën i cili do të sigurojë pjesëmarrjen aktive politike, të promovojnë lirin dhe drejta qytetare, drejtat politike dhe të grave. MBS e sheh reformën si mjet i dobishëm e cila do t’i ndihmojë të fitojë simpatinë e Perëndimit dhe të forcojë fuqinë ekonomike dhe politike. Udhëheqja “e orientuar reformiste” saudite është duke udhëhequr luftën e mbuluar kundër shoqërisë civile e cila po ngulfatet. Gjersa po pretendon se po zbaton agjendën reformues i cili ka për qëllim të ngrit statusin e gruas në Arabinë Saudite, udhëheqja aktuale dukshëm po shtyp gratë, duke klasifikuar çdo kërkesë reale për liri dhe drejtat e saj, bile edhe atëherë kurrë nuk kërcënojnë sistemin politik sikurse sulmi në kohezionin nacional.

Nga kjo arsye, kjo nuk është koha të flitet për reformën në Arabinë Saudite. Në vend të saj, koha është të flitet për krizën e legjitimitetit, shtypjen, brutalitetin dhe zvogëlimin e rolit të shoqërisë civile në shtet. Pa dyshim, Arabia Saudite po kalon nëpër një periudhë më të errët në historinë më të re, megjithatë nuk është e humbur e gjitha.

Burimi : Al Jazeera/ ML

OPINIONE

INTERVISTA