Reagon zv.ministrja e Brendshme: Po spekulohet për mua dhe ambasadorin Soreca

Zv.ministrja e brendshme Romina Kuko ka reaguar përmes një postimi në tëiter duke thënë se po aludohet për një marrëdhënie mes saj dhe ambasadorit Soreca.

Romina Kuko@RominaKuko

Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!

28 people are talking about this

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”

Kuko i referohet disa shkrimeve ku ajo është  nxjerrë në krah të ambasadorit Soreca duke aluduar në lidhje me një video. Gjithçka nisi pasi Presidenti Meta tha se kishte video kompromentuese të ambasadorëve.

/abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne