Skemë mafioze/ 3410 biznese me “njolla” në tatime e dogana; rregullojnë “biografinë” duke marrë kredi shlyese tek “ABI Bank”

Është fakt i dokumentuar, se “Operacioni Veror Anti-informalitet”, ishte show i vetë-dështuar qeveritar; i urdhëruar nga kryeministri Rama, sa për të mashtruar FMN-në, se gjoja po lufton evazionin fiskal; por ky falsitet, u vërtetua nga bllokimet e gjobat fiktive, të llojit “Gega Oil-Kazino Tajvan”, të cilat vendoseshin në mëngjes me bujë mediatike e hiqeshin në “darka pune”.

Mirëpo, burime konfidenciale nga Ministria e Financave, konfirmuar dhe nga biznese e zyra tatimore në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan; kanë bërë me dije, se ky operacion ka qenë edhe lojë e mirë-menduar, për të shtuar burimet e fitimit të offshores kryeministrore “ABI Bank”.

Skema e dirigjuar nga ministrja Anila Denaj dhe “menaxhuar” nga agjentët financiarë, bankarë, tatimorë e doganorë të oborrit qeveritarë; kishte si synim, evidentimin e bizneseve të mesme e të vogla, të zhytura në detyrime fiskale ndaj shtetit.

Pas evidentimit, u hartua lista me 9430 biznese me “njolla financiare” në tatime e dogana, por pa familjarë e miq në politikë, të cilëve iu la afat 15 ditor, për të shlyer krejt detyrimet; ultimatum që u publikua dhe nga ministria e Financave.

Afro 80% e këtyre bizneseve, nuk mundën t’i përgjigjen ultimatumit të qeverisë; për të shlyer detyrimet brenda 2 javësh, duke iu drejtuar tatimeve për tolerancë me zgjatje afati; por shefat tatimorë u treguan “drynat” e bllokimit.

Në këtë situatë pa rrugëdalje për bizneset; në lojë si me “telekomandë”, u futën inspektorët tatimorë të zonave, duke bërë rolin e “shpëtimtarit”, por në fakt ishin në rolin e “sekserëve në distancë”, të offshores kryeministrore “ABI Bank”.

Me ofertën e mundshme, për mos-bllokimin e aktiviteteve; tatimorë-sekserët e instruktuar, i rekomanduan bizneseve debitore, të merrnin kredi shlyerje detyrimesh fiskale në “ABI Bank”; si mundësi për të rregulluar “biografinë” e për të patur toleranca të tjera nga qeveria.

Ka mjaftuar kjo “këshillë shoqërore”, që bizneset me “njolla” tatimore e pa miq në shtet, të vërsulen te sportelet e “ABI Bank” për të marrë kredi dhe, sipas të dhënave të tatimeve; nga 9430 biznese të futur në listat e zeza të skemës “Qeveri-ABI Bank”, rezulton se 3410 prej tyre, janë detyruar të marrin kredi “pastrimi njolle” në këtë bankë.

Masat e kredive të marra nga 2360 biznese, janë në vlera të barabarta me detyrimet fiskale, që ato që kanë patur ndaj shtetit; ndërsa pjesa tjetër kanë marrë kredi mbi vlerat e detyrimit.

Por të gjitha kreditë, sipas “marrëveshjes”, janë ekzekutuar me cikël të mbyllur letrash, në sportelet e “ABI Bank; duke i lënë si pagesë për detyrimet ndaj shtetit.

I vetmi “privilegj” në këtë skenar tatimorë, është fakti se në vazhdim, emrat e këtyre bizneseve, do të hiqen nga “listat e zeza të kontrollit të rreptë”; dhe do të futen në “listat e bardha” tatimore e doganore, si klientë kredi-marrës në “ABI-Bank”.

Sa për kujtesë, 3410 bizneset, që deri në datën 15 nëntor 2019; kanë marrë kredi “rehabilitmi”, tek offshorja kryeministrore; tashmë e kanë pastruar “biografinë” tek tatimet, ndërsa pjesës tjetër; që nuk ka patur “këllqe” të marrë kredi tek “ABI-Bank”; u janë bllokuar aktivitetet, ose janë vetë-bllokuar nga frika e gjobave, ndërkohë që ministrja Denaj, po mendon të nis një sulm sekuestrosh ndaj tyre./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne