Referendumi “anti-burka” i së dielës, muslimanëve iu “shëmtohet” Zvicra

Ndalimi i mbulimit të fytyrës është absurd dhe për një shoqëri moderne si Zvicra është e paimagjinueshme të miratohet një ligj i tillë, tha Muris Begoviç, menaxher i një organizate islame në kantonin e Cyrihut, përpara referendumit të së dielës mbi ndalimin e mbulimit të fytyrës.

Ligji i propozuar, i cili i kushtohet ndalimit të burkës në këtë vend, megjithëse askund nuk përmendet në mënyrë të qartë se synon gratë muslimane, përcakton se askush nuk duhet të mbulojë fytyrën në publik dhe askush nuk lejohet të detyrojë dikë për të mbuluar fytyrë të bazuar në gjini. Mbulimi për arsye shëndetësore dhe argëtuese, të tilla si gjatë një karnavali, përjashtohen nga ky ndalim.

“Sigurisht, referendumi krijon shqetësim dhe trazira midis komuniteteve dhe individëve muslimanë. Ekziston stigmatizimi dhe diskriminimi i muslimanëve në shoqëri”,shpjegoi Begoviç.

Sipas statistikave zyrtare, ka afër 380,000 muslimanë që jetojnë në Zvicër. Rreth 5 përqind e popullsisë dhe shumë prej tyre i kanë rrënjët në Ballkan. /tesheshi

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne