Referendumi kurd, thëret Turqinë në marrëveshjen e Ankarasë!

Savash VELIU

Botërisht dihet se një Turqi e fuqishme do të thotë një Stabilitet në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe në Azin Qëndrore, prandaj gjatë fundviteve të perandorisë Osmane ajo do detyrohet nga fuqitë nënshkruese të traktateve drejtë trazimeve për tu destabilizuar politikisht dhe ekonomikisht përmes terrorizimit që të gjunjëzohet në fund duke iu shkëputër sërish SOT territore ashtu siç ishte paraparë me Marrëveshjen e Sevrës. Marrëveshje kjo që do getoizonte turqitë dhe muslimanët ballkanas brenda Anadolisë, që më pas të deportohen drejtë Azisë Mesme!

Është ky realiteti i vërtetësisë që rrëxon poshtë tentativat dashakeqe të disa qarqeve brenda shqiptare që ia përshkruajnë shtetit turk se ajo për të deportuar muslimanët ballkanas që përfshin edhe shqiptarët drejt Turqisë ka bërë marrëveshje në kokë më vet (prej qejfit të vet) mes grekëve dhe jugosllavëve. Por ishte ‘’Traktati i fshehtë i Lodrës’’ e vitit 1915, që kishte hartuar zhdukjen e Shqipërisë me gjithë shqiptarët nga harta e dheut ballkanas!!!

Që në vitin 1699, së pari herë filloi,Perandoria Osmane të humb territore, kurse Vendimi për copëtiminë e tokave perandorake osmane u morr në ‘’Kongresin e Vjenës’’ më vitin 1815, në të cilën marrëveshje dukej qartë copëtimi i të gjitha tokave islame me tentativë përfundimisht të deportohen andej nga kanë ardhur. Dhe kjo me luftërat ballkanase si dhe sot me luftërat e Bosnjes e të Kosovës botërisht u realizu!

Traktati i Sevres u nënshkrua në mes të Shteteve Antante dhe qeverisë së Perandorisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore më 10 gusht 1920 në Paris. Si rezultat i Luftës së Pavarësisë së Turqisë e cila ishte në proces gjatë nënshkrimit të traktatit, Traktati i Sevres nuk ishte më i vlefshëm.

Pasi Marrëveshja kryesore që solli shpërbërjen e Perandorisë Osmane u firmos në Lozanë, Zvicër, në vitin 1923, në atë pikë, Turqia ishte tashmë një republikë e pavarur dhe firmosëse e traktatit. Puna në terren, se çfarë duhej bërë me një sërë shtetesh të rinj që dilnin prej ndarjes së perandorisë kishte nisur që në vitin 1918, me Traktatin e Brest-Litovskit.

Traktati, ai i Sevres i vitit 1920, gjithashtu u morr edhe me trashëgiminë e Perandorisë Osmane në disa rajona kontestuese të Mesdheut si ishujt grek, Musulli me Kerkukin e vende të tjerë.

Tani Turqia si shteti pasardhës i Perandorisë që sot është shteti më i madh dhe më i fuqishëm në rajon. Ajo për gjithë këtë periudhë kohore qe e detyruar të pagoj të gjitha borxhet e Perandorisë së kaluar dhe sot ajo është trashëguese e saj që më konkretisht do të finalizohet më vitin 2023.

Kur denjësisht Turqia solli në vend këtë detyrë duke shpaguar borxhet e mbetura ata shpejtuan të shpifin ‘‘Gjenocidin Armen’’ që sipas tyre kulmoj me vdekjen e më shumë se ‘një milionë armenëve’ më vitin 1915. Turqia nuk e pranon vrasjen e armenëve në Perandorinë Osmane si “gjenocid”. Gjermania, Franca dhe disa shtete të tjerë e kanë denoncuar si të tillë, por kjo mbetet një çështje që mund të shkaktojë armiqësi në marrëdhëniet e Turqisë me shtetet Kontraktuese dhe tjerëve.

Në vitet e pas luftës së parë botërore në jug, Libani dhe Siria iu dha francezëve për t’i administruar dhe mbetën nën kontrollon francez deri në 1943 dhe 1946, respektivisht, në të dy këta vende vijon gjerësisht ndikimi i fuqisë koloniale imperialiste si kontrolli de facto i Britanisë mbi një numër shtetesh që dikur i përkisnin Perandorisë Osmane u mandatua edhe ligjërisht: Qiproja, Egjipti dhe Sudani u bënë koloni, ndërkohë që Iraku dhe Palestina u shpallën ”Mandate Britanikë”.

Denis Gordon thotë ; “Imperializëm i thuhet organizmit që nxjerr luftë dhe që armiqëson vëllaun me vëllan dhe pastaj okupon shtetet nën rolin e një engjulli”.

Teksa Lufta e Partë Botërore ndau me bisturi perandorinë disashekullore që kishte lidhur Lindjen me Perëndimin, Turqia doli si shteti kryesor në ish Perandorinë Osmane. Tensionet e marrëdhënieve të turqisë me fqinjët që dikur i administronte kanë qenë që atëherë në krye të listës së telasheve të diplomatëve.

Traktati i hedhur posht i Sevres kishte parashikuar krijimin e një Kurdistani të pavarur, por kjo gjë u hoq nga Traktati i rishikuar i Lozanës. Por çështja Kurde vazhdon të jetë problem për Turqinë, teksa kurdët në vend vazhdojnë të mbrojnë aspiratat e tyre për ndarje derisa u arrit një proces i brishtë paqeje që nisi dy vite më parë mes Qeverisë Turke si rezultat faktin që partia kurde PKK i dha fund luftës tredekadëshe.

Por pas një viti ky proces u prish njëanshëm nga organizata PKK sërish u shty dhunës prej neokolonialistëve si kontraktues të traktateve djallëzore kinse do ti qëndrojnë besnik marrëveshjeve të arritura në Lozanë. Gjithnjë për t’i arritur qëllimet e errta neokolonialistët prishin marrëveshjet e kontraktuara duke nxitur në rajon konflikte të reja mes popujve musliman kinse për një shtet kurd ose Kurdistan.

Por siç duket këto ropatje të PKK-YPG-PYD-së janë të kota sepse Turqia palëve ua tërhoqi vërejjen se këto projekte demone do ti rrënoj në themel. Mesazhi i Turqisë dhe fqinjësisë ishte e qartë se nuk do të ketë mundësi të krijohet një shtet Kurdistan, por vetëm një Barzanistan, pa pikdalje kufitare në rajon.

Turqia në këtë rast ka të drejtën ndërkombëtare të fut në tavolin marrëveshjen e Ankarasë e arritur më vitin 1926 mes Irakut, Anglisë dhe Turqisë si sigurues të tërësisë territorial të Irakut, Turqia si gjest i fqinjësisë së mirë pranon të tërhiqet nga ky rajon për një kohë të pacaktuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne