Regjim “nazist” në Korçë, terror qytetarëve

Në Korçë është rikthyer sërish terrori i policisë ndaj qytetarëve. Në hyrje të qytetit, është rivendosur postoblloku i policisë, duke çuar kështu turizmin drejt shkatërrimit.

Korça është i vetmi qytet në Shqipëri, ku policia sillet sikur janë përfaqësues të Hitlerit, sikur janë nazistë.

Është i vetmi qytet ku policia shkon dhe ushtron terror. Lëshohen nga Tirana grupe kontrolli, të cilat çdo ditë gjobisin qytetarët.

Kap dhe vë gjoba në Korçë, a thua se korçarët janë bërë për t’u vjedhur, grabitur dhe zhvatur.

Kështu ka ndodhur me Tatimet muajin e fundit, kështu ndodhi edhe me policinë, e cila nuk mund të ruajë rendin dhe sigurinë, duke krijuar postoblloqe në qytet.

Rendi dhe siguria nuk vijnë duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj qytetarëve, por duke punuar policia dhe duke parandaluar ngjarjet kriminale dhe duke shoqëruar në polici personat me precedentë penal.

Nuk vihet siguria dhe rendi, duke vënë postoblloqe në qytet dhe pastaj banditët ikin në drejtim të paditur.

Postobllok që dëmton imazhin e qytetit. Sa shkon në qytetin e serenatave, qytetin e kulturës, qytetin e Mësonjtetores, pamja e parë janë disa policë barkderra ne një postobllok, mëngjes, drekë, darkë.

Turpi i përsëritur për qytetin e Korçës dhe për policinë, e cila sillet sikur është bandë dhe jo sikur është institucion në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne