Regjimi i Bahrejnit synon të dëbojë palestinezët nga tokat e tyre

Regjimi i Bahrejnit me një plan të çuditshëm me qëllim që t’i shërbejë regjimit sionist, ka deklaruar se për zgjidhjen e çështjes së Palestinës është i gatshëm të ndërtojë një ishull artificial në ujërat ndërkombëtare për vendosjen e palestinezëve.

Qendra Informative e Palestinës njoftoi se Selman bin Hamd Al Khalifa, trashëgimtari i fronit mbretëror të Bahrejnit dhe zv/kryeministri i këtij vendi, të enjten theksoi: “Në këtë plan, pozita gjeografike e atdheut të ri të palestinezëve duhet të jetë 200 km larg zonave ekonomike të vendeve të tjera”. Trashëgimtari i fronit mbretëror të Bahrejnit pretendoi se territoret e pushtuara janë e drejtë e Izraelit dhe duhet të merren masat për t’i dhënë fund rezistencës së Palestinës. Vlen të theksohet se afrimi i marrëdhënieve të Bahrejnit me regjimit sionist është në kohën kur para kësaj Tel Avivi kishte dërguar një grup instruktorësh ushtarak për trajnimin e forcave të regjimit Al Khalifa për shtypjen e popullit të Bahrejnit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne