Regjimi i Edi Rames vazhdon tu refuzoje ushqimin hallall muslimaneve ne burgje

Genci Balla, një i dënuar për ti bere qejfin amerikaneve ka vënë në lëvizje burgjet me kërkesën e tij për ushqim hallall. Top Channel transmeton se drejtoria e burgjeve ‘pasi ka studiuar doktrinën edhe të legjislacionit evropian, thonë se askund nuk përmendet që ushqimit të shërbehet në bazë të riteve fetare.’ Dmth muslimanet do vazhdojne te mos furnizohen me mish hallall ne menyre qe drejtoret e burgjeve te vjedhin me tendera dhe tu japin edhe mish gomari e derri te burgosurve shqiptare.

Burgjet jane vene ne levizje pas protestave dhe peticioneve qe jane bere nga shume besimtare shqiptare ndaj torturave qe regjimi i Rames perdor ne burgjet shqiptare nën regjimin e ashpër 41 bis. Në letërkëmbimin me Komitetin Shqiptar të Helsinkit me zyrtaret e burgjeve që kërkonje ushqim hallall, zyrtarët e burgjeve kujtojnë marrëveshjen me komunitetin mysliman dhe organizata të tjera për mbështetjen e të burgosurve në lirinë e besimit.

Por larg asaj që i dënuari e quan ushqim hallall, në rekomandimet e KLH thuhet më tej të specifikojnë si normë ushqimore një dietë të pasur me proteina, të shërbyer me higjienë në tre vakte dhe me ujë të pastër. Vaktet ndryshojnë sipas këtyre rekomandimeve vetëm me kërkesë të mjekut të burgut që sipas kushteve shëndetësore kërkon ndryshim të dietës, shkruhet në kërkesën që Top Channel disponon.

Ushqimi në burgje shpjegohet në këtë shkresë nuk prokurohet, gatuhet dhe shërbehet në referencë të Kuranit dhe ligjeve të Sheriatit, por ky proces kryhet sipas legjislacionit vendas. Nga verifikimet në website, ne kuptuam se si ushqim hallall nuk është mishi i derrit, kafshë që nuk është therur sipas riteve dhe alkooli.

Në burgje, deklarojnë zyrtarët e sistemit penitenciar, të dënuarve ju jepet vetëm mish vici dhe therja e kafshëve kryhet sipas akteve nënligjore për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa alkooli është i dënuar për të gjithë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne