Shqiperia

Regjistrimi i listave: PD shqyrton ankimimin në Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike po shqyrton mundësinë e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të regjistrimit të listave për kandidatë për deputetë të partive që tanimë janë regjistruar.

PD pretendon se afati i fundit për regjistrimin duhet të ishte ora 00:00 e datës 28 prill, por KQZ ka deklaruar se në bazë të Kodit Zgjedhor, afati i fundit ishte ora 00:00 e datës 29 prill.

PD pritet ti drejtohet Kolegjit për të delegjitimuar të gjitha partitë që kandidatët i kanë paraqitur pas orës 00:00 të datës 28, përfshirë këtu PD, LSI, PDIU, LIBRA e partitë e koalicionit të majte./ Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA