Rektorët e Universiteteve protestojnë ndaj projektligjit të ri për kërkimin shkencor

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, së bashku me rektorët e universiteteve publike dhe private, ngritën shqetësime të mëdha gjatë dëgjesës në Komisionin për Edukimin dhe Median në lidhje me projektligjin e ri për kërkimin shkencor. Hoxha e cilësoi projektligjin si anti-kushtetues dhe të dëmshëm për lirinë shkencore, duke theksuar se ai krijon një “anomali” në fushën e shkencës.

Konferenca e Rektorëve ka dërguar një oponencë të detajuar ndaj draftit qeveritar, duke kërkuar tërheqjen ose riformulimin e tij. Hoxha shprehu shqetësimin se ligji i ri do të krijonte kontradikta me ligjin për Arsimin e Lartë dhe se ngritja e një organi të ri mbikqyrës, “Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, do të ulte pavarësinë e institucioneve arsimore.

Ndërkohë, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, shfaqi gjithashtu disa rezerva mbi projektligjin, duke kërkuar që nene të caktuara të riformulohen për të shmangur ambiguitetet. Ai e theksoi nevojën për financime më të mira për kërkimin shkencor, duke kërkuar shpërblime për punë të veçantë.

Megjithatë, zëvendësministrja e Arsimit, Ana Kapaj, e hodhi poshtë shqetësimin se ligji do të cënonte lirinë e kërkimit shkencor, duke thënë se projekti synon të rrisë bashkëpunimin mes universiteteve dhe institucioneve arsimore. Opozita, nga ana e saj, e kundërshtoi këtë projektligj, duke thënë se ai do të çonte në centralizimin dhe politizimin e kërkimit shkencor.

Pas disa orëve dëgjesash, mazhoranca u shpreh e gatshme për të ofruar më shumë kohë për diskutimin e projektligjit, duke pranuar shqetësimet e shprehura nga rektorët si shumë serioze​/sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress