Rektorja maqedonase e UAMD-se dekoron Rexhep Qosen

Rekortja me origjine maqedonase e Universitetit Aleksander Moisiu ne Durres, Kseanela Sotirofski e njohur ndryshe si mike e Vangjush Dakos ka dekoruar akademikun kosovar Rexhep Qosja me titullin “Doctor Honoris Causa”. Ky dekorim behet si nje qoke nga Kseanela per Rexhep Qosen dhe per ti treguar qeverise se Rilindjes se edhe ne UAMD ku emerimet behen me mik dhe menyra te tjera dhe ka shume akuza per korrupsion per lektoret e pa-shkolluar mire, ka aktivitet akademik.

Kseanela, emri i te ciles dyshohet se permendet ne pergjimet e bandes se Shijakut dhe te Vangjush Dakos, ka bere kete event per ti treguar qeverise se Rilindjes se edhe UAMD eshte nje institucion shkencor dhe meritokratik sikur ai qe duhet te ishte. Emerimet ne UAMD qe zakonisht behen me telefonata, qoka etj dhe me rrethe gylenistesh e kane kthyer UAMD-ne ne nje universitet mjeran qe i ngjan me shume nje shkolle te mesme sesa nje universiteti serioz. Megjithe pazaret qe behen ne kafete e UAMD-se me emerimet dhe studentet, ceremonia per dekorimin e Rexhepit ishte serioze.

Prof. Dr. Rexhep Qosja u nderua me titullin e lartë me motivacionin: “Për kontribut të shquar e shumëdimensional në zhvillimin e kulturës, arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë dhe në mbarë botën shqiptare; si studiues i shquar i shkencave albanologjike; si themelues dhe drejtues i institucioneve, programeve të studimit e organeve shkencore; si studiues i letërsisë, në veçanti i letërsisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare; si historian i letërsisë e kritik letrar; si shkrimtar, publicist e polemist; si një zë origjinal në trajtimin e problemeve të mëdha të kohës, bazuar vetëm në kriterin e së vërtetës; si veprimtar shoqëror e politik, si një ndër intelektualët më të shquar të kombit shqiptar; si shembulli më i mirë i akademikut, studiuesit, krijuesit e intelektualit; si Nder i Kombit”.

Në fjalën e saj, Rektorja Sotirofski vlerësoi lart kontributet akademike të akademikut kosovar Rexhep Qosja. Ajo u shpreh e nderuar që tashmë një figurë e tillë, e cila lidhet me shumë aspekte të zhvillimit në shkencave albanologjike, të arsimit kombëtar dhe kulturës shqiptare, është pjesë e familjes së UAMD-së.

Ne kete ceremoni mendohet te kete marre pjese edhe Andon Kume, dekani i Fakultetit Juridik i cili ka lene kafene e tij qe ka ndertuar perballe universitetit dhe ka shkuar te shohe akademik Rexhepin nga Kosova.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne