Bota

Renditja, vendet më të fuqishme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ruajtur vendin e tyre. Edhe për vitin 2019 janë renditur të parët si vendi më i fuqishëm në botë për vitin 2019, një renditje e bërë nga US News dhe World Report.

Renditja u bë duke përllogaritur ndikimin politik dhe financiar të një vendi, aleancat ndërkombëtare që ka, forcën ushtarake dhe veprimet prej një lideri ndërkombëtar.

Us News dhe World Report në kuadër të “Vendet më të mira për 2019” bëri renditjen në bashkëpunim me Universitetin e Pensilvanisë, i cili anketoi më shumë se 20,000 njerëz në 80 vende të ndryshme.

Këto janë vendet më të fuqishme në botë për vitin 2019:
1. SHBA
2. Rusia
3. Kina
4. Gjermania
5. Mbretëria e Bashkuar
6. Franca
7. Japonia
8. Izrael
9. Arabia Saudite
10. Koreja e Jugut
11. Emiratet e Bashkuara Arabe
12. Kanada
13. Irani
14. Zvicra
15. Australia
16. Turqia
17. India
18. Italia
19. Iraku
20. Singapori
21. Suedia
22. Pakistan
23. Spanja
24. Katar
25. Belgjika

 

burimi: opinion/businessinsider

OPINIONE