“Rënie e ndjeshme e normës së rrezikut të Turqisë në tregun ndërkombëtar”

Ministri i Thesarit dhe Financave i Republikës së Turqisë, Berat Albayrak, tha se norma e rrezikut të vendit në tregun ndërkombëtar në periudhën e fundit ka shënuar rënie të ndjeshme.

“Norma CDS, si një nga përcaktuesit kryesorë të normës së rrezikut të ndonjë vendi, në muajin e kaluar ka shënuar rënie me më shumë se 200 pikë bazë”, tha ministri turk Albayrak në samitin BRICA 2018, që po mbahet në Stamboll.

Ai tha se qeveria turke ka ndërmarrë një numër masash dhe do të vazhdojë të punojë në forcimin e ekonomisë kombëtare.

“Po ashtu edhe në periudhën e ardhshme do të jemi në terren, ashtu që me masat dhe me të gjitha burimet e disponueshme të mbështesim sektorin bankar dhe atë real”, tha Albayrak.

Albayrak tha se Turqia nuk ka probleme as me likuiditetin fiskal, të cilën e konfirmon edhe kërkesa tre herë më e lartë e letrave me vlerë turke.

Duke theksuar se Turqia ka mbështetur gjithmonë iniciativën “Brezi dhe rruga”, Albayrak tha se investimet e mëdha turke në infrastrukturë është një pjesë e rëndësishme e iniciativave ndërkombëtare që synojnë rikthimin e “Rrugës së Mëndafshit” dhe lidhjen e Azisë me Evropën dhe Afrikën.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne