Replikë djalit të Enver Hoxhës

Nga Sulejman Mehazi

Djali i Enver Hoxhës, Iliri, paskërka thënë se shumë mirë ka bërë babai i tij, Enver Hoxha, që ka bërë ndalimin e çdo feje në Shqipëri, për shkak se fetë kanë qenë shkaktar kryesor për mos emancipimin dhe barabarësinë e femrës shqiptare me meshkujt.

Hajde mendje, hajde, de Ilir Hoxha de, si na çudite me ideologjinë e babait tënd ateist. Sa e dimë ne me atë radaken tonë të vogël se emancipimi më shumë ka të bëjë me fenë sesa me atë njëmendësinë leniniste, marksiste ateistë të Enver Hoxhës.

Emancipimi më shumë ka të bëjë me botën e mbrendshme shpirtërore, prindore, familjare, edukative e fetare, sesa me atë ideologjinë e prapshtë mendore ateiste, marksiste, staniliste, bolshevike, sllave ruso-serbe sesa shqiptare-emancipuese.

Mendim i çuditshëm ateist, shiko, shiko Iliri çfarë thotë, se femrat shqiptare deri atëherë e me mijëra vite më parë nuk paskërkan qenë të emancipuara, e me ardhje e Enverit ateist e këndej, femrat shqiptare kanë nisur të emancipohen!

Emancipimi s’ka të bëjë fare me ateizmin o Ilir Hoxha, Për çudi, e tërë bota femërore europiane religjioze fetare s’qenkan të emancipuara, kurse vetëm ateistet e Enver Hoxhës të emancipuara. Dokra, kopalla. Fjalët e djalit të ateistit më të prefeksionuar Enver Hoxha, Ilirit, thjeshtë janë razibus bigotë e mjaftë vodevile staliniste.

Lene këtë, po ky djaloshi, i ateistit Enver, shkon dhe më tutje e më thellë, duke thënë, se me largimin e feve, femrat shqiptare u bënë të barabart më burrat shqiptarë. Po një pyetje të thjeshtë, i ndereruar Ilir, cilin mbiemër e keni ju, të babait Hoxha, apo të nënës Nexhmije që të ka lindur?

Çfarë padrejtësie, nëna të ka lindur, e ju e mbani mbiemrin e babait, ku e shihni ju këtu barabarësinë e nënes suaj Nexhmije. Pastaj, po të ishte nëna juaj e barabartë me Enverin, atëherë do duhej Nexhmija të lindte fëmijën e parë, Enveri të lindte fëmijën e dytë.

Të ishin të barabarta femrat shqiptare në Shqipërinë tuaj ateiste, do duhej një kryetar i Shqipërisë të ishte burrë, e një kryetare femër, një parlament të burrave, po dhe një parlament i grave, një ushtri e burrave, një e grave, një universitet i grave, një i burrave, një shkollë e mesme e grave, një e burrave, një shkollë fillore e grave një e burrave, njëherë të gatuante gruaja, herën tjetër burri.

Çfarë barabarësie ka patur femra gjatë sistemit të Enver Hoxhës, gruaja shtatëzënë ka punuar në turnin e tretë të natës, kurse burri në gjumë. Çfarë barabarësie gruaja 8 orë në punë, 10 orë me fëmijët dhe punërat e shtëpisë, 6 orë në gjumë, kurse burrat me ahenget e rakisë./ ina

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne