Reporti i PE/ “Mbrojtja e Ballukut dhe zgjedhjet e 11 majit, njollë turpi”, Gazment Bardhi: Koha për qeverisje të përgjegjshme dhe europiane

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale reagoi lidhur me raportin e Parlamentit Europian.

Ai theksoi se raporti e tregoi qartë që zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë, siç edhe i ka cilësuar PD, ndërsa shton se mbrojtja e Ballukut është një njollë turpi.

Gjithashtu ai thekson se ka ardhur koha për një qeverisje të përgjegjshme dhe europiane në Shqipëri.

“Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqëve tanë ndërkombëtar. Është koha për një qeverisje të përgjegjshme dhe europiane në Shqipëri”, u shpreh Bardhi./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne