Reuters pretendon se ka zbuluar dokumente mbi numrin e rusëve të vrarë Siri

Agjencia informative Reuters pretendon se posedon dokumente zyrtare në të cilat tregohet numri i saktë i shtetasve rusë të vrarë në Siri.

Sipas kësaj agjencie, 131 shtetas rus kanë humbur jetën në 9 muajt e parë të këtij viti në Siri. Të afërmit e viktimave thonë se këta shtetas rus ishin kontraktorë të kompanive ushtarake. Në raportin e agjencisë Reuters nuk flitet mbi shkak e vrasjes së këtyre shtetasve rusë në Siri. Konsullata ruse në Siri më 4 gusht të 2017-ës ka publikuar dokumentin për shtetasit rusë të vrarë në Siri. Agjencia Reuters ka kontaktuar me të afërmit dhe familjarët e viktimave të cilët kanë pohuar se këta shtetas rusë kanë qenë mercenarë që kanë luftuar përkrah forcave të qeverisë së Bashar Asad. Ndërkohë ministria e mbrojtjes e Rusisë dhe konsullata ruse në Damask nuk i janë përgjigjur agjencisë Reuters për këtë rast. Dimitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit ditën e premte ka dalë me një deklaratë duke thënë se Moska nuk është në dijeni të personave që udhëtojnë për në Siri.

Ndërkohë agjencia Reuters e lajmeve ka pretenduar se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Siri gjatë këtij viti është 16 ushtarë. Në rast se numri i viktimave të shtetasve rusë që janë vrarë në Siri është sa ai i deklaruar më sipër, 5 muaj para organizimit të zgjedhjeve në Rusi, Vladimir Putin president i Rusisë do të pësojë dëme të shumta në reputacionin e vet. Agjencia Reuters thotë se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Siri është 26 ushtarë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne