Revokimi i masës së sigurisë, shtyhet seanca gjyqësore për Berishën

Shtyhet për datën 12 mars seanca për revokim të masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shkak u bë kërkesa e avokatëve për tu njohur me ecurinë e hetimeve të deritanishme si dhe kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndaj Sali Berishës, GJKKO ka vendosur masën e arrestit në shtëpi, që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.

Që prej fillimit të procesit, Berisha ka akuzuar qeverinë se po ndikon në sistemin e drejtësisë për dënimin e tij./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne