Është mësuar se gjatë vizitës së tij në Siri dje, i dërguari i posaçëm i Presidencës Ruse për Sirinë, Aleksandër Lavrentyev i dërgoi një letër Assadit, e cila u përgatit nga Arabia Saudite për të rivendosur marrëdhëniet me këtë vend.
I dërguari i posaçëm për Sirinë i Presidendit Rus, Vladimir Putin, Aleksandër Lavrentyev dhe Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Vershin, u takuan në Riad me Mbretin Arab, Saudin Selman bin Abdulaziz dhe pastaj kaluan në Damask ku u takuan me Presidentin sirian Bashar al-Assad.
Gjatë bisedimeve në Riad dhe Damask, palët diskutuan në lidhje me çështje të tilla si krijimin e një komiteti kushtetues sirian, zgjidhjen politike dhe rindërtimin e Sirisë.
‘JEMI TË GATSHËM TË KONSULTOJMË PËR TË GJITHA ÇËSHTJET’
Një burim i cili foli për Sputnik, tha se Aleksandr Lavrentyev i kishte përcjellë qeverisë së Damaskut një letër të përgatitur nga qeveria e Riadit. Sipas burimit, Riad i tha Damaskut se donte të rivendoste marrëdhëniet dhe të konsultojë të gjitha çështjet midis dy vendeve.
Në vitin 2012, Arabia Saudite kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Damaskun, duke mbyllur ambasadën e saj diplomatike në Damask dhe duke dëbuar ambasadorin sirian.
PO VAZHDON PROCESI I NORMALIZIMIT
Në fund të vitit 2018 filloi procesi i normalizimit në mes të botës arabe dhe Sirisë.
Në dhjetor, Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën Ambasadën e tyre në Damask, dhe në të njëjtën periudhë, Adel al-Jubeir i cili gjatë gjithë kohës thoshte se “Assad duhet të largohet”, u mor nga ministria e jashtme.
Linjat ajrore siriane, pas shpërthimit të krizës, fluturimet e para i filluan në Tunizi.
Ish presidenti sudanez Omar Bashir ka qenë udhëheqësi i parë i cili që nga fillimi i luftës së Sirisë, ka vizituar Damaskun dhe është takuar me Assadin.
Në vitin 2011, parlamenti arab i bashkangjitur Lidhjes Arabe, e cila pezulloi anëtarësimin e Sirisë, bëri thirrje për rivendosjen e anëtarësimit të Sirisë në fillim të dhjetorit. Thirrje të ngjashme janë përfshirë prej kohësh në median egjiptiane.
Në muajin tetor, Jordania hapi kufirin e saj me Sirinë.
Pas shpërthimit të krizës në vitin 2011, Siria dërgoi për herë të parë në fillim të muajit marsi, dërgoi një përfaqësues në takimin e Ligës Arabe.
Burimi: Sputnik News / ML