Rikthehet bora në vend, ARRSH: Në disa rrugë kalimi bëhet me vështirësi

Sipas ARRSH-së në segmentin rrugor Kuben- Vasije kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë në 5 kilometrat  e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Featured image of article: Rikthehet bora në vend, ARRSH: Në disa rrugë kalimi bëhet me vështirësi

Rrugët me borë duke u pastruar

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një njoftim për mediat ka bërë me dije se për shkak të borës që ka rënë gjatë natës në disa zona ka probleme në rrugë.

Sipas ARRSH-së në segmentin rrugor Kuben- Vasije kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë në 5 kilometrat  e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

NJOFTIMI I PLOTË

Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit. Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Rrugët e mbuluara me borë

9 / 10

 

Rrugët e mbuluara me borë

Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gadishmëri. Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna). Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

Vendi ynë prej së hënës është përfshirë nga një mot i ftohtë, që pritet të zgjasë disa ditë.Temperaturat për këtë stinë janë jo të zakonshme, pasi të gjithë presin që pranvera të hyjë zyrtarisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne