Shqiperia

Rikthehet Fatos Nano, takime të fshehta me të djathtët. Ja çfarë i kërkoi Agron Dukës

Fatos Nano ka patur një takim në lokal, në zonën e Mulletit në periferi të Tiranës me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ku mësohet se i ka kërkuar të largohet nga koalicioni i djathtë dhe të marrë pjesë në zgjedhje. Syri.net që publikoi këtë lajm, shkruan se në takim ka qenë dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi.

Oferta për Dukën ka ardhur duke përfituar edhe nga fakti se PAA-ja është e regjistruar në KQZ. Edhe pse ai ka kërkuar disa herë që të ç’regjistrohet nga KQZ-ja, kjo e fundit nuk e ka shqyrtuar asnjëherë kërkesën e tij, siç duket duke pritur edhe ndërmjetësimin e Fatos Nanos që ai të braktisë opozitën.

Por çfarë ka ndodhur pasditen e djeshme në Mullet? “Biseda është përqendruar në faktin që Agron Duka dhe PAA të largohen nga opozita duke thënë se ‘Çadra e Lulzim Bashës është e papranueshme për Agrarët”, raporton Syri.

Ndërkohë, Duka mësohet se i ka thënë Nanos që po të dojë mund ta vendosë të parin apo të dytin në listat e PAA-së për të kandiduar, qoftë në Tiranë, Durrës etj.

Fatos Nano – Agron Dukës: Ti duhet të ruash integritetin e vetes tende qe ke investuar… Përfiton Edi Rama, përfiton Tony Blair, t’i duhet të dalësh nga çadra dhe të mbrosh idenë se çadrën e Lulzim Bashës unë nuk e pranoj.