“Rilindja” rrit me 220% numrin e të burgosurve shqiptarë në Angli

Nga mediet e huaja thuajse për çdo  javë mësojmë nga një rekord të ri turpi të shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ministria angleze e drejtësisë bëri publike shifrat e të burgosurve jo shtetas anglezë në burgjet angleze. Shqiptarët zinin vendin e tretë pas polakëve dhe irlandezëve.

Aktualisht në burgjet angleze vuajnë dënimin për krime kundra pronës, kundra personit etj. fiks 726 shqiptarë, 321 nga të cilët janë në burg për drogë. Kostoja e mbajtjes në burg të këtyre shqiptarëve në Angli ishte 53 milion sterlina vetëm për vitin 2017. Në vitin 2013 në burgjet angleze kishte vetëm 267 shqiptarët. Në më pak se 5 vjet qeverisje të “Rilindjes” kemi një shtim me 220% të numrit të shqiptarëve të burgosur në Angli kryesisht për krime të fushës së narkotikëve. Theksojmë se shifrat e mësipërme janë shifra zyrtare, pra të sakta të ofruara nga vetë Ministria e Drejtësisë e Mbretërisë së Bashkuar. /Gjergj Thanasi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne