Hollandë: Marshimi anti-musliman dështon

Një tubim i organizuar nga një grup i ekstremit të djathtë, anti-musliman dhe anti-emigrant në Amsterdam, Hollandë, dështoi meqë nuk kishte interesimin që shpresonte të merrte.

Vetëm 50 vetë morën pjesë në tubim nga një grup pak i njohur, Evropianët Patriot kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA).

Pjesëmarrësit marshuan nën përcjelljen e policisë, duke mbajtur banderola raciste.

Një grup protestuesish kundër veprimtarisë antifashiste (AFA) u përpoqën të bllokonin marshimin, duke rezultuar në arrestimin e tre anëtarëve të tyre, tha policia.

Të shtunën, anëtarët e PEGIDA-s mbollën 23 kryqe në një shesh ku po ndërtohet një xhami.

Burimi : World Bulletin / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne