Bota

Erdogan do të marrë pjesë në samitin Turqi-BE që do të mbahet në Varna

Në një deklaratë të Qendrës së Shtypit të Presidencës turke thuhet se në samitin që do të mbahet në Varna më 26 mars do të shkëmben mendime mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, progresin në çështjet kryesore që nga Marrëveshja e Migracionit të 18 marsit e këtej dhe mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë këtej e tutje.

Samiti gjithashtu do të përbëjë gjithashtu një mundësi të rëndësishme për v vlerësimin e marrëdhënieve Turqi-BE dhe trajtimin e çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, vijon komunikata me shkrim e Presidencës.

Komunikata njofton se me rastin e vizitës së Presidentit Erdogan është parashikuar mbajtja e një takim dypalësh me Kryeministrin bullgar, Boyko Borisov./ trt

OPINIONE