Shqiperia

Vangjel Dule kundër marrëveshjes së Ramës me Greqinë: Marrëveshja me Greqinë e vitit 2009 është më e mirë se ajo e sotmja

Nga Korça kreu i PBDNJ-së Vangjel Duke deklaroi se marrëveshja e 2009 është më e mirë se ajo që po negociohet aktualisht. Për Dulen, Rama në këto pesë vite e ka mbajtur peng marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohe të gjatë, sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe të tashmen. Rama nuk mund të mbajë peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë, vendi që është strumbullari i politikave euroatlantike të Europës Juglindore”, tha ai.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 2009,Dule thotë se e drejtë ndërkombëtare prevalon mbi të drejtën e vendit, përfshirë edhe Kushtetutën.

“Greqia dhe Shqipëria janë te vonuara ne arritjen e marrëveshjes” – shprehet Dule, i cili sjell ne vëmendje edhe apelin e Junker në Tiranë.

OPINIONE