Rinas/ Historiku i grabitjeve të miliona eurove në zonën që duhet të ishte më e sigurta në Shqipëri

Nga grabitja në Rinas raportohet në rrugë jo zyrtare për të paktën 10 milionë euro të vjedhura që i përkisnin bankave Raiffeisen Bank dhe Societe Generale . Në makinën e grabitësve ishte shkruajtur ‘hetimi tatimor’, ndërkohë që ata ishin të maskuar.

Në 3 dhjetor 2015 në rrugën që të çon për në aeroportin e Rinasit në kryqëzimin e Laknasit u grabit një autoblindë, e cila transportonte paratë e një banke të nivelit te dytë.

4 persona të armatosur me uniforma policie nën kërcënimin e armëve morën 3,8 milionë euro dhe u larguan në drejtim të paditur.

Më 30 qershor 2016, më shumë se tre persona të armatosur kanë kryer një super grabitje në brendësi të aeroportit të Rinasit rreth orës 14:45. Autorët janë larguar me 3 milionë euro.

Tre persona të armatosur kanë arritur të marrin paratë nga dy kompani private sigurimi, ndërsa po transportonin paratë, për t’i eksportuar me avion jashtë Shqipërisë. Pas grabitjes, autorët mësohet se i kanë vënë flakën makinës me të cilën kanë realizuar grabitjen në Fushë – Prezë.

Më 9 shkurt 2017, shuma e parave të grabitura teksa po transportoheshin drejt Rinasit ishte 3.2 milionë eurove. Në 2 makinat e kompanisë së policisë private kanë qenë 8 thasë me para dhe për këtë rast janë arrestuar 6 persona.

8 anëtarët e bandës që janë përgjegjës për grabitjet e miliona eurove në rrugën e Rinasit, në 2015-ën dhe në 2017-ën janë dënuar më 26 mars 2019, me 107 vite burg. Ata janë përgjegjës edhe për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në kryeqytet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne